E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të vishesh si Zonja e Parë

Shumë prej fustaneve me lule të zgjedhura nga Michelle Obama për fushatën elektorale janë nga Thakoon Panichgul, stilisti tajlandez, shumë i preferuar nga yjet dhe i vlerësuar nga publiku femëror. Ja historia e tij

Deri tani ai ka qëndruar pas kuintave, duke parë me shumë dëshirë dhe krenari Michelle Obama-n që bën fushatë elektorale përkrah bashkëshortit me veshjet e tij. Të gjitha janë paguar rregullisht në butik. Stilisti më i lakmuar i Amerikës, që ka bërë për vete edhe Zonjën e Parë me ngjyrë amerikane, është Thakoon Panichgul. Ai është me origjinë aziatike, ka lindur në Tajlandë, është 34 vjeç dhe jeton në Shtetet e Bashkuara që kur ishte tetë vjeç. Thakoon është krenar që vesh Michelle Obama-n dhe në celularin e tij ruan fotot e saj me veshjet e thjeshta dhe elegante, me copa me trëndafila dhe lule shumëngjyrëshe. "Jo, nuk e njoh personalisht, por një ditë pasi Barack Obama u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara, i dërgova një mesazh urimi", ka thënë stilisti, i cili prej pak kohësh po bashkëpunon me "Hogan".

Përfundimi: Thakoon ka marrë vesh se Zonja e Parë afro-amerikane dëshiron ta takojë dhe duke pritur takimin në Shtëpinë e Bardhë i është futur kokë e këmbë punës për të stiluar një fustan dedikuar asaj.

Michelle i ka zgjedhur vetë fustanet që i kanë sjellë fat gjatë fushatës elektorale. I ka marrë nga "Ikram", butiku më i hijshëm i Çikagos, që Zonja e Parë e ka frekuentuar gjithmonë për të bërë pazare, duke alternuar veshjet firmato me ato të blera me çmim më ekonomik, ashtu siç bëjnë shumë gra amerikane.

"E di që zonja i adhuron lulet abstrakte, stampat dhe ngjyrat", shpjegon Thakoon, që në ndryshim nga e zakonshmja nuk ishte ai stilisti i fustanit kuqezi që kishte veshur Michelle ditën e zgjedhjeve. Ai fustan mban firmën e Narciso Rodriguez dhe duket se nuk është vlerësuar edhe aq nga publiku femëror që ka votuar për Obama-n.

Në panoramën amerikane Thakoon është një stilist anormal, ndërkohë që kolegët e tij janë shumë të kujdesshëm ndaj "show-businesit" dhe nuk humbasin mundësinë për t‘u shfaqur në publik, ai është mjaft i heshtur dhe qëndron i vetmuar. Shtatshkurtër dhe shumë i buzëqeshur, ai ka pamjen e një studenti. Para disa ditësh në Milano ishte i veshur me xhinse, këmishë skoceze, papion dhe një golf me rombe. Pasionin për modën e ka pasur në gjak që kur ishte i vogël. Mamaja dhe gjyshja e tij kanë qenë rrobaqepëse profesioniste dhe ai luante gjithmonë mes rrobave dhe fustaneve. "Duke i parë ndërsa punonin, i mësova të gjitha hilet e zanatit", tregon stilisti. Madje jo vetëm kaq. Duke qëndruar përkrah tyre mësoi të qepte aq mirë, saqë sot është në gjendje të bëjë një veshje nga fillimi deri në fund. Për t‘u specializuar ka ndjekur studimet në shkollën "Parsons", një nga më të famshmet e Nju Jorkut. Debutimi i tij i parë në botën e modës ishte në vitin 2004, me një koleksion veshjesh që u pëlqye shumë nga butikët amerikanë me famë.

Thakoon stilon në Nju Jork, ku ka edhe një numër të madh fansash. Ai ka bashkëpunuar me "Hogan", firmë e drejtuar nga Diego Della Valle, është banori i Ankonës dhe Casette d‘Ete, lagjja e thjeshtë ku qëndron grupi. Thakoon e adhuron Italinë, korrektësinë e njerëzve, qytetet dhe gatimin. I pëlqejnë shumë kotëletat dhe "spaghetti all‘arrabbiata". Përpos këtyre, stilisti po mëson edhe gjuhën italiane.

Veshjet dhe luku, Michelle i merr këshillat nga një faqe interneti

Stili i saj, serioz dhe "i vendosur", i kishte bindur të gjithë, sidomos njerëzit që e shoqëronin gjatë fushatës elektorale. Por ka mjaftuar vetëm një veshje, e firmosur nga Narciso Rodriguez, për ta ndarë Amerikën në mes për gardërobën e Michelle-s: fustani që u shfaq ditën pasi Barack Obama u zgjodh President i SHBA-së. Sipas disa personave, fustani kuqezi nuk ishte shumë serioz për të, ndërsa, sipas disa të tjerëve, ajo veshje tregon një personalitet të fortë që ka Zonja e Parë.

Shpëtimi i saj është "The Daily Beast", sajti i Tina Brown, i cili së fundi ka prezantuar një sfidë mjaft origjinale: "The Ball Gown Challenge". Të krijojë një veshje në lartësinë e Zonjës së Parë, për mbrëmjen pas betimit. Deri tani garën e kanë fituar nëntë stilistë të rinj, të përzgjedhur nga programi "Project Runway".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›