E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrikë e Jugut, vritet lideri i ekstremit të djathtë

Përfaqësuesi i ekstremit të djathtë në Afrikën e Jugut, mbështetësi i aparteidit e kundërshtari i ashpër i barazisë mes personave të bardhë e atyre më ngjyrë, Eugene Terreblanche, është masakruar në fermën e tij. 69-vjecari është rrahur për vdekje me shkopinj e është goditur me sende të forta. Agjencitë vendase raportojnë se sulmi ndodhi pas një zënke mes dy punonjësish të fermës për rrogat që nuk u ishin paguar.

Të dy janë arrestuar e akuzuar për vrasje. Ndonëse vrasja nuk kishte konotacion politik e djathta ekstreme është betuar se do të hakmerret për vrasjen e liderit që në fillim të viteve '90 ndërmori një seri sulmesh të dhunshme për të frenuar fundin e aparteidit por që prej kohësh ishte tërhequr në vilën e tij. Presidenti i vendit Jakob Zuma i ka bërë thirrje popullsisë për qetësi.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›