E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza të hënën në Luksemburg. Mblidhen ministrat e jashtëm të BE

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë të hënën në Luksemburg për krizën politike në Shqipëri. Në axhendën e publikuar në faqen zyrtare të internetit, thuhet se shefat e diplomacisë të bllokut do të diskutojnë për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, mes te cilave edhe per situaten politike ne Shqiperi.

Nje ndër temat kryesore të takimit është bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe gjykatës ndërkombetarë të krimeve për ish- Jugosllavine, në kuadër të së cilës ministrat do të dëgjojnë vlerësimet e kryeprokurorit Serzh Bramertz. Duke mbetur tek zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ministrat e jashtëm të bllokut do të diskutojnë edhe për nisjen e procesit të ratifikimit mbi marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit me Serbinë.

Nder temat e tjera të diskutimit ne takimin e së hënës në Luksemburg janë situata në Gaza dhe programi bërthamor i Iranit, pas rezolutës së miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Sigurimit të OKB për sanksione shtese ndaj republikes islamike.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›