E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Sauk, jashtë rrezikut 2 prej të plagosurve

Fatbardha dhe Altini, nene e bir te familjes Xhabrahimi, jane jashte rrezikut per jeten pas shpërthimit te regjistruar mëngjesin e te dieles ne Sauk te Tiranes. Djali 30 vjecar eshte prekur me rende nga shperthimi i i fuqishem dhe ndodhet ne reanimacionin e repartit te djegjeve ne spitalin “Nene Tereza ndersa 50 vjecarja ka plage me te lehta shpjegon kirurgu Sokol Isaraj per televizionin Alsat.
“Nëna nuk ka djegie serioze, por plagë të vogla. E mbajtëm në observacion, sipas rregullit, për 24 orët e para. Djali, ka plagë në trup, është djegur në fytyrë dhe anësitë e poshtme dhe në duar, por ka dhe djegie të vogla në bark. është djegie më e konsiderueshme, por nuk rrezikon jetën. është i shtruar në reanimacion. është në gjendje të stabilizuar. Nuk ka probleme për jetën” tha Isaraj.

I pyetur dinamiken e ngjarjes dhe arsyet plagosjes, kirurgu Isaraj flet vetem per djegje dhe jo hematoma te tjera: “Djegia është e qartë. Plagët e tjera pastaj janë plagë të dërmishura, plagë më të thella, prerëse”.

Policia po heton ne tre pista per zbardhjen e ngjarjes ku nje prej tyre eshte edha ajo e vendosjes se eksplozivit me dashje per arsye hakmarrje.

Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e diel , 13 qershor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›