Afrim Avdaj, kryetar i Degës së PDK-së në Prizren?

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal, i cili është kuvendari më i votuar në Prizren në të gjitha zgjedhjet, Afrim Avdaj, me profesion kirurg, është shprehur i gatshëm të marr në drejtim Degën e PDK-së në Prizren, dhe t’i hynë garës për kryetar komune, nëse një gjë të tillë ja beson Dega dhe lidershipi qendror i partisë.
Në emisionin Interaktiv në KTV të premtën mbrëma, Avdaj ka thënë se kryetari i Degës së PDK-së dhe kandidati për kryetar të Prizrenit do të dihen së shpejti.
Ai ka folur fjalë të mira për qeverisjen e PDK-së në Prizren, dhe është shprehur i bindur se kjo parti do të vazhdoj ta mbaj këtë komunë edhe pas zgjedhjeve të 3 nëntorit./Indeksonline/