Rrëzohet një aeroplan i vogël, 4-6 të vdekur në Connecticut

Është rrëzuar një aeroplan i vogël në shtetin federal Connecticut të SHBA-së, duke shkaktuar 4 deri në 6 viktima.
Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar bëri të ditur se pati raportime për të vdekur për 2 apo 3 persona në bordin e avionit dhe 2 apo 3 në një shtëpi mbi të cilën u rrëzua aeroplani, transmeton TCH.
D fëmijë, njëri 1 dhe tjetri 13 vjeç besohet të kenë vdekur në një nga shtëpitë e goditura.
Aeroplani ishte nisur nga aeroporti Teterboro në New Jersey dhe u përplas pranë aeroportit Tweed New Haven të Connecticutit.
Zyrtarët thanë fillimisht se tre persona ishin të zhdukur, përfshi pilotin e avionit.
Dy shtëpi në qytetin East Haven u përfshinë nga flakët pas përplasjes./Indeksonline/