E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama pushon marrëdhëniet me Rusinë, “Putin i prapambetur”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka thënë se Washingtoni është duke pushuar dhe rivlerësuar marrëdhëniet me Rusinë, për shkak të, siç është shprehur, të menduarit të prapambetur të presidentit rus Vlladimir Putin.Duke folur në Washington, pas anulimit të takimit të ardhshëm me Putinin në Rusi, Obama u ka thënë gazetarëve se inkurajon homologun e tij të mendojë përpara dhe jo prapa.

Ai ka thënë se është shënuar përparim në marrëdhëniet SHBA-Rusi, derisa Putini ka rimarrë presidencën ruse më 2012.

Obama ka thënë se tani ka dallime në zhvillim për çështjet si lufta civile në Siri, të drejtat e njeriut dhe legjislacioni antihomoseksual i Rusisë.

Moska po ashtu ka zemëruar Washingtonin duke i siguruar azil të përkohshëm ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili kërkohet nga prokurorët e SHBA-së për publikim të sekreteve të sigurisë kombëtare.

Obama dje ka bërë publikë disa hapa për të siguruar që programi i mbikëqyrjes i Shteteve të Bashkuara është në përputhje me interesat dhe vlerat amerikane./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›