E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në veri, OSBE-ja do të ketë rolin e “postierit”

KQZ-ja nuk ka qasje në veri dhe për atë arsye është kërkuar ndihma e OSBE-së, e cila do të luajë rolin e ndërmjetësit dhe fizikisht do t’i kryejë disa veprime, të cilat ne, si KQZ, nuk kemi pasur mundësi deri më tani që t’i kryejmë në atë pjesë, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

“Në veri aty ku ne fizikisht nuk mundemi të jemi, do të jetë OSBE-ja. Dhe, këtë mandat e ka duke u nisur nga marrëveshja e parë dhe nga konkluzionet, të cilat janë arritur në Bruksel. Pra, OSBE-ja, aty ku KQZ-ja, nuk mund të jetë fizikisht dhe në shumicën e rasteve do të luajë rolin e postierit sikur ai që ju thashë për pjesën e votimit jashtë Kosovës”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›