Afro 400 emigrantë klandestinë mbërrijnë në Sicili
Romë - Afro 400 imigrantë klandestinë mbërritën në 24 orët e fundit në Sicili në bordin e dy anijeve të ndryshme, njoftuan rojet bregdetare italiane. Një grup prej 204 personash, përfshi 40 gra dhe shtatë fëmijë, mbërritën mbrëmë në Empedocle, në brigjet jugore siciliane dhe u transferuan në Caltanissetta, në qendër të ishullit.
Grupi i dytë prej 175 personash, 44 prej të cilëve ishin gra, u ndihmua sot nga marina, e cila i transferoi më pas imigrantët në anijen e saj "Fenice". Ky grup imigrantësh u dërgua gjithashtu në Empedocle me urdhër të Ministrisë së Brendshme.