Rama tur në Korçë
Korçë-Kreu socialist Edi Rama është ndalur në Korçë dhe Ersekë në takimet e radhës për fushatën elektorale, ku ka deklaruar edhe një herë tezën e tij për një politikë të re të bashkimit të njerëzve. “Njerëzve u duhet një shtet të paanshëm që nuk është as i socialistëve, as i demokratëve, po i çdo qytetari e qytetareje, pavarësisht përkatësisë partiake apo ngjyrës së pushtetit të radhës. Kurse politika e vjetër ka 18 vjet që e lëkund ngrehinën e shtetit sa majtas djathtas, duke mos e lënë as Shqipërinë të organizohet mbarësisht në një formë moderne demokratike dhe duke mos i lënë shqiptarët të shërbehen cilësisht nga shteti i tyre”-theksoi Rama. Kryetari i PS, Edi Rama ka bërë apel, si në Korçë edhe në Ersekë, që askush mos ta lerë vendin e tij bosh në këto momente kur vendoset fati i gjeneratës së re.
Kemi nevojë theksoi lideri i opozitës për të kthyer faqen e dasisë 18 vjeçare dhe të gjithë së bashku të shohim para me sy nga e ardhmja. Në takimin e zhvilluar në këtë qytet pavarësisht kushteve të motit Edi Ramës i është ofruar një pritje e ngrohtë nga të rinjtë kolonjarë.
Rama gjatë këtij takimi ka nënvizuar se njerëzve të thjeshtë pak iu intereson se kush është në qeveri, ata duan të kenë më shumë punë, mirëqenie e zhvillim të familjes, qytetit e vendit të tyre.