Afrojnë ethet e çmimit “Nobel”
Autori i Lajmit: red.
Akademia Suedeze, sikundër çdo vit dhe kësaj here, do të shpallë çmimin “Nobel” në letërsi në javën e dytë të tetorit. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë një e enjte dita kur do të behet i ditur emri i madh që, sipas fjalëve të themeluesit të këtij çmimi legjendar, Alfred Nobel, "duhet t i dorëzohet çdo vit autorit, i cili ka arritur të prodhojë në fushën letrare, veprën më të shquar dhe më korrekte". "Ne shpesh mendojmë për shkrimtarë që vijnë nga zona të ndryshme dhe që kanë bërë revolucion me veprat e tyre", - janë shprehur funksionarë të lartë të Akademisë Suedeze. Si çdo vit edhe kësaj here shumë emra janë lakuar për Nobelin enigmatik. Megjithatë, historikisht, deri në momentin e shpalljes gjithçka mbetet vetëm hipotetike në lidhje me identitetin e autorit që do të marrë një diplomë, një medalje ari me profilin e Alfred Nobelit dhe një çek prej 10 milionë koronash suedeze (diçka më shumë se një milion euro). Në fakt ky lajmërim përbën pikën kulminante të një procesi selektimi që ka zgjatur tetë muaj, por që në përgjithësi zgjat për disa vjet dhe kjo për faktin se asnjë nga shkrimtarët nuk mund të marrë këtë çmim që në vitin e parë kur prezanton kandidaturën e tij. Komiteti “Nobel” ka një grup korrespondentësh në të gjithë botën, të cilët ngarkohen të dërgojnë sugjerime, lajme, raporte mbi shkrimtarët që mund të hyjnë në listat e kandidatëve. Çdo raport i dërguar verifikohet dhe diskutohet më parë. Dhe i gjithë ky dokumentacion është shumë konfidencial. Në datën 31 janar kur mbyllet lista, komiteti realizon seleksionimin e parë ndër 2000 letra, nga të cilat përzgjidhen 200 kandidatura. Mbas këtij momenti fillon vlerësimi nga komiteti që mblidhet në qendrën e Akademisë, një ndërtesë e shekullit XVIII, shumë pranë pallatit mbretëror, në zemër të qendrës historike të Stokholmit. Në fazën e parë të seleksionimit që zgjat deri në maj, mbeten vetëm 5 deri 10 aspirantë. Në këtë moment fillon selektimi i vërtetë dhe nga qershori deri në gusht akademikët lexojnë veprën e plotë të kandidatëve. Mbas përfundimit të kësaj faze, përcaktohet një short- listë me tre finalistët dhe në shtator hapen debatet, që në fakt vazhdojnë deri një javë përpara shpalljes së çmimit. Vendimet e argumentuara ruhen paskësaj në zarfe të mbyllura përgjatë 50 vjetëve. Kështu, për të ditur pse asnjëherë nuk mori “Nobelin”, Jorge Luis Borges, do të duhet të kalojë një gjysmë shekulli nga kandidatura e tij e fundit. Dhe kjo kohë i bie të jetë në vitin 2035. Rydquist është një nga personazhet me më influencë në këtë proces. Si përgjegjës i një biblioteke, që ka më shumë se 200.000 libra në të gjitha gjuhët, ai merret me mbledhjen e bibliografísë së plotë dhe dokumentacionit që përdorin anëtarët e Komitetit “Nobel”, për të marrë vendimin. Si anëtar i Komitetit Konsultativ, ai ndërhyn në fazat eliminatore. Një tjetër njeri kyç është kritiku suedez dhe historiani i letërsisë, Horace Engdahl. Nga vendi i tij strategjik, si sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze, ky dendi, 60 vjeç, drejton komitetin prej pesë anëtarësh që zgjedh çmimin “Nobel” të Letërsisë. Por atribuimi i Nobel it në Letërsi i është përgjigjur në shumë raste tendencave estetike të komitetit: mes viteve 1901 dhe 1912, idealizmit tradicionalist, i personifikuar nga Rudyard Kipling; në dekadën e viteve 20, i parapriu humanizmi bujar nga Henri Bergson; në vitet 30, dalloi letërsia me karakter popullor me eksponentë si Pearl Buck dhe Roger Martin du Gard-; mbas Luftës së Dytë Botërore u privilegjuan shkrimtarët novatorë si Ezra Pound, Ernest Heminguej apo Albert Kamy dhe mbas viteve 1978, u hap periudha e mjeshtërve të panjohur si Gabriel Garsía Márkez, Kenzaburo Oé, Gao Xingjian apo Elfriede Jelinek. Atribuimi i çmimit hungarezit Imre Kertész më 2002 dhe më pas afrikanojugorit J.M. Coetzee në 2003, treguan interesin e Akademisë për letërsi që është testament i një realiteti. Burime pranë Akademisë Suedeze kanë vënë në dukje më shumë se një herë se, vitet e fundit, zgjedhjet e Akademisë nuk kanë rregulla dhe jo rrallë herë ato janë të paparashikueshme. Dy vjet më parë, Nobeli në Letërsi mbërriti në Ballkan me shkrimtarin turk Orhan Pamuk, duke provuar se gadishulli i përkthyer me një nga gjuhët e tij mjaltë edhe gjak , di të ndërtojë letërsi–testament, sikundër pohuan në prag të këtij Nobeli, funksionarë të Akademisë Suedeze. Shkrimtari turk Orhan Pamuk, i konsideruar si nyje lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, u procedua në vendin e tij kur përmendi në një intervistë vrasjen e armenëve dhe kurdëve nga turqit më 1915. Por Akademia Suedeze e cilësoi autorin: "Me një shpirt melankolik për qytetin e tij të lindjes" dhe "që ka zbuluar simbole të reja për lidhjen mes kulturave". Vepra e tij e fundit, një libër për Stambollin, është një autobiografi me të cilin ai dëshmoi plotësisht talentin e tij në letërsi: të shkruash mbi qytetin ku ke jetuar që kur ke lindur, vendosur mbi një memorie perfekte, mbi mendime dhe filozofi, ky është libri “Stambolli. Qyteti dhe kujtime". Ka qenë shkrimtarja britanike Doris Lessing, e cila ka fituar Nobelin e Letërsisë për vitin 2007, sipas Sekretarit të përhershëm të Akademisë Suedeze, Horace Engdahl, i cili njoftoi fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi duke vazhduar edhe një vit më parë, traditën e mbajtjes në heshtje të plotë të emrit të kandidatit të mundshëm. Pavarësisht shumë polemikave, shkrimtari i njohur latin, peruani Mario Vargas, thotë se, duan apo nuk duan, është letërsia dhe ajo që shkruan, që të pozicionon në letërsinë e përbotshme... Një kritik italian, kur çmimi “Nobel” koincidoi me një bashkatdhetar të tijin, Dario Fo, më 1997 tha: "Një të enjte jepet një lajm. Një ditë më pas thuhet OK ose JO nga bota.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008