E Diel, 1 Nëntor 2026

OBT: “Shqipëria e katërta në rajon”

Autori i Lajmit: red.
Shqipëria ka jo vetëm një trend dhe bilanc pozitiv në shifra për vizitorë të ardhur, por edhe një trend me ndryshim sinjifikativ në terma financiarë. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, duke bërë publike sa më sipër, renditi të premten, në një konferencë për shtyp, të ardhurat nga turizmi dhe trendin e ndryshimit të tyre pozitiv në vite. Sipas tij, ndërsa në vitin 2000 të ardhurat nga vizitorët e huaj dhe emigrantët rezultojnë të jenë 389 milionë dollarë, në vitin 2006 ato shënojnë respektivisht shifrat 1010 milionë dollarë dhe 1367 milionë dollarë Duke iu refeuar statistikave të Organizatës Botërore të Turizmit (qershor 2008), ministri u tha gazetarëve se ndryshimi në përqindje i të ardhurave në dollarë përgjatë tre viteve, 2000, 2006, 2007 është respektivisht 16.9 %, 18.5 % dhe 36 % në dollarë, ndërsa në euro, 18.3 %, 16.3 % dhe 24 %. "Nëse do të detajonim më tepër këtë analizë, por sipas shifrave të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit, do të shikonim se këto ndryshime janë më të larta në periudhën e pikut, tremujori i tretë, ku rritja në përqindje e të ardhurave në euro në këtë tremujor për vitin 2007, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2006 është 63%, ndërsa në dollarë 75.9 %", - tha Pango. Ai nënvizoi se "nëse do t i referoheshim dinamikës së zhvillimit të vitit 2008, dhe pikërisht 6-mujorit të parë, do të shikonim se rritja në përqindje e të ardhurave në dollarë në këtë periudhë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, është 38 % duke shënuar kështu shifrën më të lartë në krahasim me të gjitha vendet e rajonit të Mesdheut, përkatësisht: Izraeli 41.8%, Serbia 24.4%, Sllovenia 14.7% etj". Ky trend ndryshimesh nuk është trend pozitiv vetëm në analizën e brendshme vendëse, por ka bilanc pozitiv krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ndryshimet në përqindje të të ardhurave në euro nga turizmi për vitin 2007, krahasuar me vitin 2006 (24%), shënojnë një vlerë më të lartë se vlera që shënojnë vende të tjera si Izraeli (17%), Sllovenia (13.6), Turqia (9.7%), Malta (9.4%) apo Koracia (7.3). Në 15 shtete të rajonit mesdhetar “Shqipëria qëndron në vendin e katërt në listë për ndyshimet e të ardhurave të vitit 2007”, - tha ministri Pango.

Numri i turistëve janar - shtator 2008

Numri përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për periudhën janar-15 shtator 2008 është rreth 2.158.394 persona. Bazuar në standardet dhe definicionet e Organizatës Botërore të Turizmit, këtu përfshihen:
- Vizitorë të huaj janë 1.042.907 nga të cilët: 63.130 (6%) janë vizitorë ditorë ( eskursionistë) ndërsa 979.777 (94%) janë vizitorë me netëqëndrime (turistë)
- Vizitorë më nënshtetësi shqiptare janë 1.115.487 persona, të cilët janë rezidentë në vende te ndryshme të botës
Periudha janar-gusht 2008, duke e krahasuar me 2007 ka 23% rritje të numrit të vizitorëve të huaj dhe krahasuar me vitin 2005 rritja është 80%. Me rrugë tokësore kanë hyrë 73% e vizitorëve, 14% me rrugë ajrore dhe 13% me rrugë detare
Sipas qëllimit të udhëtimit, raporti në % është 85% për pushime, 6% për biznes, 6% vizitorë ditorë dhe 3% të tjera.
Numrin me të madh të vizitorëve të huaj e bëjnë evropianët 92%, më pas amerikanë, aziatikë dhe të tjerë me respektivisht 5%, 2%, dhe 1%. Turizmi në këto tre vitet e fundit ka marrë një zhvillim të dukshëm, veçanërisht viti 2008 ka pasur një bum turistik (janar-15 shtator). Nëse analizojmë trendin e rritjes së fluksit të turistëve për (periudhën janar-15 shtator) në vitet 2006, 2007, 2008 shifrat tregojnë se: Në vitin 2007 krahasuar me 2006 kemi një rritje prej 18%, ndërsa viti 2008 në krahasim me vitin 2007 shënon një rritje prej 23%.

Ky lajm është publikuar: 20/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›