Piktorët shqiptarë në ripikturimin e Galerisë së Arteve
Autori i Lajmit: red.
Ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve u shndërruan të premten në një studio arti për piktorët e njohur shqiptarë Ksenofon Dilo, Agim Kadillari, Xheneta Kadillari, Skënder Kamberi, Heldi Pema, Sali Shijaku dhe Anastas Kostandini (Taso), në kuadër të aktivitetit të ekzekutimit artistik Re-Paintings (Ri-Pikturim). Artistët që i përkasin një brezi që përkon me periudhën e realizmit socialist, do të ripikturojë punët e tyre, disa prej të cilave pjesë e fondit të koleksionit të GKA-së. Ata do të punojnë në muret e galerisë pikërisht gjatë fazës që kjo galeri po rinovohet, ndërkohë që më 29 shtator do të organizohet dhe ceremonia e çeljes së një ekspozite. Autorët në fakt do të punojnë për 10 ditë, në sallën që dikur përmblidhte koleksionin e realizmit socialist, në një hapësirë studioje. Secili prej tyre do të pikturojë njërën nga veprat e tij që daton nga periudha komuniste. Punimet e reja do të kompozohen posaçërisht për këtë mjedis të veçantë nga piktorë të mirënjohur shqiptarë. Veprat e reja mund ose nuk mund të ndryshojnë nga veprat origjinale, por artistët do t i përdorin këto të fundit si nxitës për një interpretim të ri. Njësoj si në një arkeologji të përmbysur kulturore, piktorët do të prodhojnë dhe ripikturojnë drejtpërdrejt në muret e Galerisë. E ndjekur nga faza finale e rinovimit, ekzistenca e këtyre veprave ka vetëm një natyrë të përkohshme, pasi menjëherë pasi të përfundohen, ato do të lyhen me një shtresë të re boje, që do të shënojë në këtë mënyrë fillimin e ekspozimit të ri të koleksionit të përhershëm dhe do të përcaktojë fundin e ekspozites mbi shtresëzime.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008