E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agasi: PS, ne dyshim fitorja e zgjedhjeve



Ish-deputeti Bardhyl Agasi, nje prej emrave me te njohur te Partise Socialiste ne qytetin e Durresit, deklaron se kthimi i Fatos Nanos ne seline roze duhet pare si nje zhvillim pozitiv. Ne nje prononcim per mediat, Agasi, ne cilesine e anetarit te Asamblese Kombetare te PS-se deklaron se gjate ketyre viteve PS ka humbur mjaft nga kriteret e meparshme. Sipas tij, nese nuk do te kete reflektim nga Rama, atehere mund te kerkohet dhe nje mocion per shkarkimin e tij nga drejtimi i partise. "Partia ne kete gjendje eshte ne nje dyshim te madh per fitoren e saj, pasi ka gabime te njepasnjeshme. E rendesishme eshte te theksohet se kjo levizje eshte brenda radheve te PS. Nuk mund te thuhet qe ka ikur Fatos Nano nga partia, sepse dhe me statutin e partise, ish-kryeministri, ish-kryetari, ish-presidenti jane te perhershem anetare te Asamblese Kombetare. Duam apo s'duam Nano eshte i pranishem ne PS. Ai do te jete aty dhe do te degjohet fjala e tij", - thote Agasi. Ai shton se alternativa e Nanos nuk duhet pare si konflikt, por si gare brenda PS. "Cdo parti ka gare, ka konkurrence dhe kjo gare nuk do te jete me shpata, por do te jete se kush do te kryeje me teper bindje ne radhet e anetaresise se partise dhe per fat te mire, kryetari zgjedhjet me votat e anetaresise", - thote Agasi. Ish-deputeti i PS-se komenton dhe procesin e zgjedhjes se presidentit. Ai shton se PS luajti ne menyre te gabuar. "Lufta politike eshte dhe gare politike. Te jesh ne opozite nuk do te thote te biesh ne pozitat e pasivitetit me idene se te mungojne votat. PS jo vetem Nanon duhet ta mbeshteste, por edhe sikur te hiqte dore nga Nano, kishte nje liste me emra te pafund te njerezve te saj", - thote Agasi. Lidhur me funksionimin e se majtes, Agasi shprehet se lidershipi i PS-se nuk duhet te gaboje me aleatet. "Duhet te kuptojme qe PS duhet te kete nje bashkepunim te ngushte me aleatet e saj te vertete. Duke mos degjuar zerin e aleateve eshte shume veshtire te sigurohet fitorja ne zgjedhje", - thote Agasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›