E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadilli:"Rama mendon se ka shanse politike po te mos merret statusi" Eva Gjura



Per deputetin e Partise Demokratike, Fatbardh Kadilli, qendrimi i opozites per reformat dhe procesin e integrimit te vendit lidhet me nje mendesi provinciale te liderit te opozites, Edi Rama. Sipas Kadillit, Rama "beson se do te rrite shanset ne zgjedhjet e ardhshme po te mos merret statusi". Ne kete interviste, Kadilli flet dhe per procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit. Ai vlereson faktin se vendi do te kete ne krye te shtetit nje politikan te mirefillte dhe se politika nuk duhet te eksperimentoje me kandidatura nga jashte saj per postet kyc. Lidhur me qendrimin e opozites, Kadilli thote se "opozita synoi ta kthente ceshtjen e konsensusit per presidentin ne nje kurth per te mbajtur te tensionuar politiken".

Eshte zgjedhur presidenti i ri, pati diskutime dhe reagime te shumta nga opozita, e cila kembengulte per nje president konsensual dhe jo politik. Tani ne fund te ketij procesi kemi nje president, i cili ka ardhur nga radhet e politikes dhe nje proces te kontestuar nga opozita. Cili eshte komenti juaj?

Sot, kur kane kaluar disa dite nga zgjedhja e Presidentit te ri te Republikes mendoj se gjykimi eshte i cliruar nga ngarkesat emocionale dhe mbi te gjitha nga projeksionet e paleve dhe nga kalkulimet per t'i sendertuar ato. Pa e tepruar, por mund te thuhet se tashme procesi i perzgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes i takon historise se politikes shqiptare. Dhe, duke e pare nga ky skajim deshiroj te them, se pari, se presidenti u zgjodh duke respektuar Kushtetuten dhe ne nje kohe mjaftueshem te gjate per te pergatitur tranzicionin. Pati nje faze paraprake debati publik, ku arsyeja politike dhe projeksioni politik u vesh me retorike te tipit moral. E majta dominoi debatin duke theksuar domosdoshmerine e konsensusit dhe e kunderta u paraqit si fatalitet per demokracine. Mazhoranca toleroi, beri nje terheqje duke e pershtatur qendrimin e saj me klimen politike qe u krijua. U shkua aq larg sa politika ne menyre te padrejte tentoi te kerkoj kandidatura gjithkund, vec jo nga politikanet. Por, prova me kandidate nga jashte politikes tregoi me se miri qe, politika duhet te mos beje me gabimin qe te terhiqet e kompleksuar dhe inferiore perball sfides per te mandatuar ne postin me te larte politik ne vend pikerisht nje politikan. Kushtetuta jep mundesi per konsensus, por konsensus mund dhe duhet te kerkohet per figura politike.

Kjo sa i takon ceshtjes se konsensusit dhe kandidateve qe kerkojne dhe sigurojne konsensus pertej pales se tyre politike. Sa per projeksionet dhe kalkulimet politike procesi i perzgjedhjes se presidentit provoi qe mazhoranca pati aftesine te terhiqet nga pozicioni i vet dhe te provoje te afroje qendrimet me palen tjeter. Dy kandidaturat nga jashte politikes jane prova. E kunderta ndodhi me opoziten, e cila qendroi krejtesisht refraktare dhe ndoqi deri ne fund qellimit e vet. Opozita synoje kthimin e ceshtjes se konsensusit per Presidentit ne nje kurth per te mbajtur te tensionuar politiken, si nje mjet bllokimi te funksionimit normal te demokracise me qellimin perfundimtar mos marrjen e statusit te vendit kandidat. Prova eshte refuzimi ne tre raunde votimi i kandidatures se pare jo politike, si dhe sulmi amoral ndaj kandidatures se dyte jo politike. Edhe nje here dua te theksoj se politika nderoi veten duke zgjedhur nje politikan dhe z. Nishani eshte nga pjesa e urte e politikes dhe per kete gezon mbeshtetje dhe simpatine pertej mazhorances.

Opozita pretendon se zgjedhja e presidentit nuk eshte bere ne perputhje me Kushtetuten, sepse, sipas pretendimit te PS, z. Nishani nuk kishte dhene doreheqjen dhe se ai vete mori pjese ne votim. A ka ketu ndonje veprim mosperputhes me Kushtetuten, sa qendron pretendimi i opozites?

Nuk ka asnje shkelje te Kushtetutes. Kushtetuta percakton menyren se si zgjidhet Presidenti dhe kushtet qe duhet te permbush kandidati. Ne rastin e z. Nishani eshte respektuar Kushtetuta.

Kryetari i PS, Rama, ka deklaruar se me zgjedhjen e presidenti te ri jo konsensual Shqiperia tani rrezikon statusin e vendit kandidat. Sa qendron ky pretendim i PS, e humbet Shqiperi shansin e marrjes se statusit dhe kete here?

Rama cdo gje e ka te lidhur me statusin. I udhehequr nga nje mendesi krejt provinciale beson se do te rrite shanset ne zgjedhjet e ardhshme po te mos merret statusi. Vec mendesise provinciale, kjo eshte edhe prove e shterpesise politike. Suksesi i Shqiperise ne partneritetin euroatlantik nuk eshte vetem merite e qeverise, ashtu sikurse edhe deshtimi nuk mund te jete fature vetem per qeverine. Perplasja rreth kesaj linje ka nje prove te mire nga zgjedhjet e para nje viti. Edhe atehere Rama e mbeshteti retoriken dhe argumentin politik tek ceshtja e statusit, duke perdorur kutite, sic perdori se fundi Presidentin, por rezultati i zgjedhjeve tregoi se qytetaret dine te njohin shkaktarin e nje deshtimi dhe dine te ndajne ate qe perplaset per bindje dhe qendrime por leshon nga ai qe shpik kauza dhe i perdor per bllokim. Zgjedhjet do te behen shpejt dhe ne do te vleresohemi nga qytetaret per ato qe kemi bere. Ne do te ballafaqohemi me reformat tona, me arritjet tona per lehtesimin dhe permiresimin e jetes se qytetareve, me investimet publike dhe treguesit ekonomik. Ne keto ceshtje Rama dhe opozita ndihet inferiore prandaj perpiqet ta spostoje ballafaqimin tek sjellja politike. Por, edhe ne kete ballafaqim ne kemi dhene prova mjaftueshem per qytetaret. Edhe procesi i perzgjedhjes dhe votimit te Presidentit, ndonese une e quajta histori, eshte nje prove qe flet qarte per pjekurine, durimin dhe vetepermbajtjen e mazhorances.

Nderkombetaret terheqin vemendjen per realizmin e kushteve te vena nga BE per marrjen e statusit. Nderkohe qe dihet se kane mbetur per miratim ato pika, te cilat nuk kalojne dot pa konsensusin e opozites. Cfare rruge do te ndjeke mazhoranca per realizmin e tyre?

Mazhoranca do te vijoje te kembengule ne permbylljen e reformave kryesore qe kerkojne konsensus. Ne do riperserisim pa u lodhur nevojen per te reduktuar imunitetin, ne do te jemi gjithnje te gatshem per te pranuar cdo ndryshim ne Kodin Zgjedhor qe propozon opozita, me kushtin qe te kete mbeshtetjen e plote nga ekspertet dhe institucionet nderkombetare qe na asistojne. Ne do te pranojme cdo ndryshim ne rregulloren e parlamentit qe sjell pervojen me te mire te aplikuar ne nje vend europian, ose te aplikuar ne rregulloren e parlamentit evropian. Keto jane provat tona se kerkojme me cdo kusht te fitojme me merite statusin. Por statusi i jepet Shqiperise dhe jo qeverise dhe Shqiperia paraqitet perball partnereve europiane me kulturen politike jo vetem te mazhorances, por dhe te opozites. Eshte opozita qe duhet te jape prova se pranon bashkejetesen ne demokraci, se nuk kerkon ta zevendesoje dialogun politik me imponimin e pakices.

Ka mbetur ne vend numero puna per reformen zgjedhore, reformen parlamentare, nderkohe qe dalengadale politika po behet gati per te hyre ne nje vit elektoral. Mazhoranca nga ana e saj i ka vleresuar si te rendesishme miratimin e ketyre reformave, te cilat nuk kalojne pa konsensus. Cili do te jete hapi i ri qe do te ndermarre mazhoranca per mbylljen e tyre?

Nuk ka hap te ri apo te vjeter ka gatishmeri te vazhdueshme per te vendosur bashkerisht. Reformat e rendesishme kerkojne vizion, mirekuptim dhe vetepermbajtje. Reformat dhe bashkepunimi per to nuk mund te zevendesohet me pazare, as me shkembime favoresh apo leshime politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›