Enver Reci: Si do ta largojme Ramen nga PS Qamil Xhani
Nje nga themeluesit e Partise Socialiste dhe drejtues i forumeve te saj ne Tirane deklaron se pas 7 vitesh humbje e majta nuk mund te fitoje me me Edi Ramen. Ish-deputeti Enver Reci, i cili eshte pjese e grupit te punes per Levizjen Nano per Fitoren e Socialisteve ne Tirane, tha dje per "Koha Jone" se e rikthimi i ish-kryetari eshte e vetmja menyre per te rikthyer tek e majta alternativen fituese. Reci u shpreh se Levizja eshte ne fazen e organizimit te saj ne baze. Ai thekson se shume shpejt Levizja Nano do te kete keshilltaret e saj ne keshillat bashkiak te njesive vendore ne Tirane. Reci flet dhe per nismen statusore per largimin e kreut te PS-se, Edi Rama.
Largimi i Rames
Ish-deputeti i PS-se deklaron se nisma per largimin e kreut te PS-se, Edi Rames, eshte e mundur ne baze te statutit te partise. Ai deklaron se nje e treta e anetareve te Asamblese Kombetare mund te kerkojne nisjen e nje mocioni ndaj kreut te PS-se dhe me pas mbledhjen e firmave te anetaresise per te kerkuar largimin e kreut aktual. "Une kam drejtuar te gjitha grupet e punes per ndryshimet statusore. Mund te them se nje nisme e tille eshte e mundur me nje te treten e anetareve te Asamblese Kombetare. Vetem se ne kete rast, nese do te shkoje ne kongres, duhet te kemi parasysh se delegatet vijne te zgjedhur nga Rama dhe nuk vijne si me pare, kur ai kishte frike votimin", - thote Reci. Sipas tij, Rama e ka mbyllur partine dhe ne postet dhe sekretariatit jane vetem mbeshtetesit e tij qe nuk lene vend per mendimin ndryshe dhe per alternativa. "Duhet te kemi parasysh se PS eshte kalcifikuar. Demagogjia e kryetarit ua ka zene vendin vlerave dhe parimeve qe e benin PS nje parti moderne.
Deputetet e PS
Ish-drejtuesi i strukturave te PS-se per Tiranen deklaron se ne grupin parlamentar te selise roze ka mjaft mbeshtetes te Fatos Nanos. Ai thote se ka emra qe kane dale hapur ne perkrahje te kandidimit te tij per deputet, sic eshte rasti i Arben Malaj, por ka dhe mjaft te tjere qe e kane mbeshtetur ne menyre jopublike. Duke bere nje ndarje mes deputeteve te PS-se, Reci shton se ka dhe nje pjese qe jane "skifteret e Rames", te cilet ne qendrime publike ndaj Nanos jane dhe me te ashper se vete Rama. "Ne PS ka deputete qe jane mbeshtetes te Nanos dhe qe e kane shprehur kete gje publikisht, por edhe ne forumet e larta te partise. Une do t'i ndaja ne tre kategori deputetet e PS. Ne ata qe e mbeshtetin Nanon ne menyre te hapur, ata qe e mbeshtesin ne forume, por jo publikisht dhe grupi i trete perbehet nga skifteret e Rames, qe ndonjehere jane dhe me te ashper se Rama ne sulmet kunder Nanos", - shprehet Reci. Ai deklaron se deputetet e PS-se qe jane ende te pavendosur per mbeshtetjen ose jo te Nanos, duhet te marrin nje vendim dhe te mendojne per te ardhmen dhe fitoren e selise roze. "Ata qe jane te dyzuar te ndajne mendjen dhe te flasin hapur. Ndersa sa per lejfenet besnike te Rames, nga keta nuk mund te presesh asgje te mire, vec sherbimin e radhes ndaj interesave te kryetarit", - thote Reci. Ne cilesine e nje prej ish-drejtuesve te strukturave te PS-se ne Tirane, Reci flet dhe per njerezit qe jane afruar ne kete levizje. Ai thote se njerezit e pare qe jane afruar jane ish-drejtues te Partise Socialiste dhe ish-deputetet. Nderkohe qe nuk mungojne dhe drejtues te degeve te PS-se ne rrethe, kryetar komunash, deri dhe kryetar te bashkive.
Statuti i PS
Neni 28
Mandati i Kryetarit te Partise eshte 4 vjet. Mandati i tij nderpritet para kohe kur:
a. jep doreheqjen;
b. partia humbet ne zgjedhjet e pergjithshme legjislative;
c. humbet ne mocionin e mosbesimit te zhvilluar per te me kerkesen e 1/3 se anetareve te partise. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve te Partise (KZP).