E Shtunë, 31 Tetor 2026

Whitmore: Presidenti, sfide e suksesshme



Presidentin i Kongresit Evropian te Autoriteteve Lokale Rajonale, z. Keith Whitemore zhvilloi dje takime me Berishen e Topallin ku tha se zgjedhja e Presidentit ishte nje sfide e suksesshme.

Ne takimin me kryetaren e Kuvendit, Topallin, Whitmore tha se Shqiperia ka shenuar arritje te jashtezakonshme dhe se, Presidenca e KiE eshte nje pergjegjesi e merituar. Ai pergezoi Kryetaren e Kuvendit per procesin e zgjedhjes se Presidentit, zgjedhje qw e konsideroi si nje sfide e perballuar me sukses.

Edhe z. Berisha priti z.Whitemore, ku ky i fundit e vleresoi si nje ngjarje shume te rendesishme marrjen e presidences se radhes se Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes nga ana e Shqiperise. Whitemore vleresoi bashkepunimin shume te ngushte qe Kongresi Evropian i Autoriteteve Lokale Rajonale ka me Bashkine e Tiranes dhe Kryetarin e saj Basha, duke pershendetur marrjen nga ana a tij te kryesimit te Shoqates se Bashkive te Shqiperise.

Kurse Berisha e njohu z.Whitemore, me zhvillimet dhe reformat e rendesishme qe qeveria shqiptare ka ndermarre ne fushe e decentralizimeve dhe mbeshtetjen domethenese qe qeveria shqiptare i ka bere qeverisjes lokale, permes projekteve konkrete. Ai e siguroi ate per vendosmerine e qeverise shqiptare per te vijuar kete mbeshtetje te rendesishme dhe ritheksoi, gjithashtu, nevojen qe pushteti lokal te tregoje te njejten vendosmeri dhe eficence, ne vecanti per sa i perket kompetences se tyre per te mbledhur detyrimet fiskale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›