E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agassi shet fotot nudo te gruas

Legjenda e tenisit botëror, Andre Agassi ka vendosur të shesë një foto nudo të bashkëshortes së tij Steffi Graf, me të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi.

Ai i tha një organizuesi ankandesh: “Nëse më jep më shumë se 4 mijë dollarë në dorë, do të tregoj një foto nudo të gruas sime që kam në celular”.

Oferta tërhoqi të qeshura dhe duartrokitje, në mbrëmjen e bamirësisë së organizuar në Tajvan. Kur fituesi i ankandit iu afrua tenisit dhe pa imazhin, ai reagoi duke lëshuar një pasthirrmë të fortë “uau”.

Dy tenistët u martuan përpara nëntë vitesh dhe jetojnë në Las Vegas, së bashku me dy fëmijët e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›