“Shpërthimi” i Dallkut: “Dua të luaj në qendër të mbrojtjes”Lojtari i Vorsklas pretendon se ai dhe Curri duhet të vihen në fushë në pozicionet ideale

Gabimet e shumta, madje njëri që solli edhe golin në ndeshjen me Hungarinë, të mbrojtësi Armend Dallku, duket se më në fund kanë gjetur edhe shpjegimin e tyre. Ka qenë vetë lojtari i Vorsklas, ai që e ka pranuar një gjë të tillë.
“E habitshme sesi mua që luaj në klubin tim në qendër të mbrojtjes më fut përherë në krah dhe Currin që luan në krah e kthen qendërmbrojtës”, ka thënë Armend Dallku, duke “shpërthyer” në njëfarë mënyre ndaj zgjedhjeve të trajnerit Ari Han. “Hani na ka parë në një ndeshje para pak kohësh dhe pata shpresë se do ta bënte ndryshimin por kjo s’ndodhi.
"Unë, - vijon Dallku, - e konsideroj veten edhe mbrojtës krahu, por mendoj se mund t’i jap ekipit më shumë si qendërmbrotjës, sidomos në ndeshjet ku nuk është i domosdoshëm një lojtar si unë që të shkojë deri në fundoren e kundërshtarit”, ka sqaruar ai. Ndërkohë, për ndeshjen e së mërkurës me Danimarkën, Dallku, thotë se ajo do të jetë shumë e vështitë. Por, kjo nuk do të thotë aspak që ne s’mund ta kalojmë.
“Me Danimarkën do të jetë shumë e vështirë, sepse janë në moment të mirë dhe u duhen me çdo kusht tri pikët. Jemi të dëshpëruar për humbjen që patëm por skemi ç’bëjmë. Duhet të shohim përpara sepse po u qave rrezikon të bësh një figurë jo të mirë në ndeshjen tjetër që praktikisht erdhi”, ka përfunduar Dallku.
E Marte, 31 Mars 2009