Agero dhe Mesi mjaft mire sebashku ne fushe
Për njërin yll është gjë shumë e bukur të luajë me tjetrin. Kun Agero, lojtari ofensiv i Argjentinës dhe Atletikos së Madridit, thotë se merret vesh në përsosmëri me superyllin Lionel Mesi, ndërsa skuadra bardhekaltër do të nisë aventurën në Kupën e Amerikës që fillon më 1 korrik pikërisht në Argjentinë.
“Leo është lojtari më i mirë në botë dhe kështu do të mbetet, - tha dhëndri i Maradonës, - merrem vesh në përsosmëri me të në ekipin kombëtar. Në kampionatin spanjoll jemi rivalë, por kjo nuk na pengon që të jemi miq”.
Menjëherë pas këtyre deklaratave, mediat katalanase, hodhën idenë që Barcelona do të bënte mirë të merrte pikërisht Ageron gjatë kësaj vere, për t’i shtuar edhe një yll të madh skuadrës kampione të Europës.
Gazeta “El Mundo Deportivo” shkruan se Agero dihet që do të largohet nga Atletiko, ndërsa Reali i Madridit dhe Juventusit janë interesuar për të. Jo vetëm kaq, por kostoja e një operacioni të tillë do të ishte më e vogël sesa 50 milionë eurot që kërkon Udineze për sulmuesin meksikan, Aleksis Sançez.
Historia e bashkëjetesës së shkëlqyer mes Mesit dhe Ageros dokumentohet që nga Botërori i 20-vjeçarëve më 2005, kur Argjentina doli kampione e botës duke pasur në skuadër Leon 19-vjeçar dhe Ageron 17-vjeçar.
Vetë Agero thotë se nuk e ka vendosur ende se në cilin ekip do të shkojë për sezonin e ardhshëm. “Mesi gjithnjë më pyet se ku do të shkoj, - shprehet ai, - por, fillimisht, duhet t’ia them vetes. Veçse, kur të vijë koha që ta vendos, Leo do të jetë i pari që do ta marrë vesh”. Vërtet, ka diçka mes këtyre të dyve, apo jo?