Zhvillohet ne Lushnje kampionati i qitjes me pjatele
Është zhvilluar në rrethin e Lushnjes kampionati i qitjes me pjatelë. Ky sport përfshin kryesisht gjahtarët ,por edhe amatorë të armëve sportive. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë mbi 300 qitësa, nga të 14 komunat e Lushnjes, por edhe nga rrethet Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Tiranë etj.
Qitja me pjatel ka nisur të organizohet në Shqipëri që prej vitit 1951-52.Që nga ajo kohe nuk ka pasur ndërprerje të këtij sporti, por shtrirja e tij është në qytete të ndryshme të vendit.
Në Lushnje kampionati është zhvilluar në kodrat e Ardenicës dhe arma e vetme që përdoret në këtë rast është ciftja. Garuesit për të qenë fitues duhet të shënojnë në ajër të gjitha disqet e pjatelave të hedhura. Janë gjashtë gjuajtje që hidhen nga mjetet profesionale në luginën e kodrave të Ardenicës. Sipas pjesëmarrësve në garë, për të qëlluar në shenjë duhet saktesi dhe precizion i larte. Jo të gjithe pjesëmarrësit kanë qenë të saktë në gjuajtjet e tyre. Në finale janë ndeshur vetëm dy qitësa të cilët fituan gjashtë gjuajtje dhe kampionati u fitua nga Fitor Velo i komunës Gradishtë. Konkurruesit kanë qenë të të gjitha moshave.
Më i vjetri në garë ka qenë 79 vjec dhe më i riu 18 vjec. Shoqata e gjuetarëve sportive “Blerimi”, e cila ka qenë organizatorja e këtij kampionati kishte numërim më të madh të konkurruesve.