Ramos, i pakënaqur me Realin

Sergio Ramos “meriton tretman më të mirë” në Real Madrid, ka thënë menaxheri dhe vëllai i tij, Rene Ramos, në mes spekulimeve se klubi ka shkelur premtimet për kontratën e re.
Ramos 25 vjeç thuhet se është i pakënaqur me Realin pasi klubi nuk ka mbajtur premtimin për t’i ofruar kontratë të re me kushte të përmirësuara.
Manchester United, Manchester City dhe Chelsea thuhet se janë të interesuar për Ramosin, ndërsa Rene ka bërë të ditur se futbollisti është i pakënaqur me situatën e tij aktuale.
“Sergio meriton tretman më të mirë në Real për shkak të punës që ka bërë dhe kualiteteve të tij. Është normale që talenti i tij të bjerë në sy të klubeve të huaja. Kam marrë thirrje dhe interesim, por gjithçka është në duart e Realit”, tha Rene Ramos për The People.