Tirana kerkon 50 mije euro per te lejuar Hyken te shkoje ne Zvicer

Ka ikur koha kur një kontratë në Shqipëri prishej sapo vinte një interesim nga një klub i huaj ndaj një futbollisti të caktuar. Edhe të shquar të tillë si Fortuzi, Sinani apo Mukaj kanë shkuar ta provojnë fatin në Europë pa pengesa nga klubi ku janë ndodhur në atë moment.
Por, Tirana e sotme kërkon 50 mijë euro për kartonin e Jahmir Hykës, ashtu siç është e parashikuar në kontratën që vlen deri në janar të vitit 2013. Lojtari i talentuar 23-vjeçar ka arritur një marrëveshje me Lucernën në Superligën zvicerane.
Veçse, nga vetë Hyka, ka pretendime se klubi bardheblu nuk ka shlyer detyrimet financiare ndaj tij, duke qenë shumë prapa një pagimin e rrogës.
Besohet se shifra e parave të padhëna është tepër e lartë, diçka poshtë 5 milionë lekëve të reja dhe futbollisti kuqezi është dakord që të mos paguhet, por edhe të mos pengohet për të ndjekur fatin e tij.
Ndërkaq, një tjetër lojtar kuqezi, por që luan jashtë, pritet gjithashtu të ndërrojë destinacion. Ky është Hamdi Salihi, sulmuesi shkodran që besohet të largohet këtë verë nga Rapidi i Vjenës. Ankandi për të është i hapur dhe janë shumë klube që kanë shfaqur interesim, ndërsa kartoni nuk kushton në mënyrë të jashtëzakonshme, por vetëm 1.5 milionë euro.
Viteshe holandeze, Trabzonspor e Bursaspor në Turqi, Frajburg në Gjermani apo edhe Dinamo e Kievit në Ukrainë janë ndër admiruesit. Gjithsesi, asgjë nuk është e përfunduar, ndërsa njëri prej shënuesve më të mirë të kampionatit austriak në dy sezonet e fundit pëlqen më së shumti të prekë Bundesligën.