E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Çeku, qytetar nderi i shtetit të Ajovës

Senati i Ajovës e shpalli Agim Çekun qytetar nderi, për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Ajovës.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime të shumta me personalitetet më të larta të SHBA-s, në Pentagon dhe në Shtetin e Ajovës. ( me Shtetin e Ajovës dhe Gardën Kombëtare të Ajovës, e kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes Kosovës dhe MFSK-në).

Ndërsa, sot, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i Shtetit të Ajovës, kanë organizuar pritje për Ministrin Çeku dhe gjeneral Rrahman Ramën. Ministri i FSK-së, Agim Çeku mbajti një fjalë në Senat,
ku foli për Partneritetin Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ai, pasi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhënë Kosovës, tha: “Unë do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi dhe e ritheksoj që ne e vlerësojmë shumë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin për Kosovën."

Kjo nuk është e pazakontë për njerëzit e Kosovës që valëvitin flamurin amerikan për të shprehur mirënjohjen e tyre dhe mirënjohja për të gjithë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për ta.

Programi i Partneritetit Shtetëror është një partneritet i vërtetë, një vepër e aftësisë gjeniale, dhe ne jemi shumë të kënaqur, që ta kemi Ajovën, si partnerin tonë shtetëror.

Programi i Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës ka qenë shumë i dobishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, meqenëse po i ndihmon për të ndërtuar kapacitetet e nevojshme dhe të bëhet një forcë profesionale, e aftë dhe e dislokueshme, duke u shërbyer të gjithë qytetarëve të saj dhe duke kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale.

"Partneriteti është një marrëdhënie, dy mënyra. Ashtu si partnerët tuaj, unë dua të ju bëj me dije se në qoftë se Shtetet e Bashkuara dislokon (pozicionon) Gardën Kombëtare të Ajovës për operacionet jashtë shtetit, kjo është dëshira e Forcës së Sigurisë së Kosovës për tu bashkuar me ju, në mënyrë që të qëndrojë krah për krah me partnerët tanë. Ky është vullneti ynë i fortë për t'i ndihmuar dhe mbështetur nëse ata kanë nevojë dhe ta bëjmë këtë botë, më të mirë”, ka deklaruar ministri Çeku

Në fund, senatori Darryl Beal e lexoi Proklamacionin e Senatit të Ajovës, me rastin e shpalljes së ministrit të FSK-së, Agim Çekut qytetar nderi, me motivacionin, për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Ajovës.Më pastaj, delegacioni i MFSK-së, prezantoi në adresimin vjetër të Adjutantit Gjeneral të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralit Orr, para kongresit, si të ftuar special./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›