E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa diskutoi me JICA-në për “Trafikun Urban”

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka pritur në një takim Daimin Hanadate, drejtor në Agjencinë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar(JICA), Departamenti për Lindjen e mesme dhe Evropë, ku ka biseduar për mundësinë e realizimit të disa projekteve të përbashkëta në Komunën e Prishtinës.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë që JICA të ndihmoj në ngritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjes lokale komunale “Trafiku Urban”, për të cilën gjë, që një kohë, Komuna e Prishtinës është duke biseduar me autoritetet Japoneze për mundësinë e marrjes si donacion të 50 autobusëve të rinj.

Kryetari Mustafa, Hanadate e informoj me organizimin menaxherial të ndërmarrjes Trafiku Urban, dhe theksoj se Komuna e Prishtinës është e gatshme që në këtë drejtim, të kontribuoj me një numër të autobusëve të rinj.

Kryetari Mustafa tha se do të ishte mese e mirëseardhur mbështetja e JICA-së për Trafikun Urban, pasi siç tha kryetari në këtë ndërmarrje që nga pas lufta e këtej asnjëherë nuk është investuar në blerjen e autobusëve të rinj.

Nga ana e tij, Daimin Hanadate, drejtor në Agjencinë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar(JICA), Departamenti për Lindjen e mesme dhe Evropë, tha se agjencia, pjesë e se cilës është ai dhe Qeveria Japoneze ka vullnet dhe gatishmëri të përkrah Prishtinën dhe Kosovën në zhvillimin e projekteve të ndryshme që do të ndikonin në përmirësimin e mirëqenies se gjithë qytetarëve të Prishtinës dhe vendit në përgjithësi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›