Agim Doçi: “Eurosongu na i bëri me hile”
Sipas poetit të këngës që përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong janë bllokuar sms-të që votonin Kejsi Tolën
Petrika GROSI
Pas mbylljes së Eurosongut dhe kthimit të grupit tonë në Tiranë, poeti Agim Doçi, tregon mbi zhgënjimin që morëm edhe kësaj radhe nga Festivali Europian që u zhvillua në Moskë. Në fakt, vendi i 17-të nuk mund të quhet tamam zhgënjim, por duke pasur parasysh se meritonim më shumë, na lejohet ta përdorim këtë term. Sa i përket faktit që në gjysmë-finale, Kejsi Tola ishte e renditur shumë mirë, ndërsa në finale rezultoi ndryshe, sipas Agim Doçit kanë ndikuar disa faktorë. “Pjesëmarrja jonë ishte e shkëlqyer si asnjëherë tjetër në festivalet europiane” – thotë ai. “Me muzikën e kompozitorit tashmë të afirmuar si kampion çmimesh, Edmond Zhulali dhe me ftesën e Pali Kukes u thirr koreografi Julian Bulku dhe bashkë me pjesën tjetër të stafit, u punua që të arrihej një rezultat sa më i lartë.” Doçi vijon më tej se dëmi, pra humbja e votave është shkatuar edhe për shkak të shikueshmërisë së pakët të festivalit europian nga emigrantët shqiptarë në vendet përkatëse, për të mos folur pastaj për hiletë që as këtë edicion sipas tij nuk kanë munguar. “Festivali ishte vendosur në fakt, që në vitin 2010 të zhvillohej në Perëndim. Njerëzit u lodhën nga Lindja; Athinë, Beograd dhe Moskë. Norvegjia, me standardin e saj e kishte vendosur që do ta shpenzonte një shumë prej 35 milionë eurosh dhe do të merrte mbështetjen e lobit sllavo-rus për ta fituar festivalin.”
Një zhgënjim i madh për poetin e njohur ishte dhe rezultati i votave të Maqedonisë e Malit të Zi, të cilave sipas z.Doçi, u janë bllokuar tabulatet e celularëve dhe sms-të që votonin këngën shqiptare nuk kanë mbërritur dot në destinacion. Në anën tjetër, ai tregon se janë bllokuar edhe sms-të e Beogradit, me qëllim që votat e shqiptarëve të Kosovës të mos llogariteshin. Shqiptarët me pak fjalë, nuk patën kohë, si për arsyet që përmendem, ashtu dhe për shikueshmërinë e ulët të tyre ndaj finales së festivalit, i cili mendohet të jetë ndjekur shumë më pak se herët e tjera nga emigrantët tanë. Megjithatë, rëndësi ka që ne dolën në vend të 17-të dhe lamë pas 26 shtete të tjera. Doçi shton se “...kur Kejsi Tola rrinte gjashtë orë për të pritur momentin që të këndonte, zonja franceze erdhi me tetë badigardë dhe me një qen të lidhur pas dore. Kishte mjaft personalitete të muzikës të cilët i lamë pas në renditjen finale. Kryeredaktori i BBC-së, në festën që u zhvillua nga Maqedonia në një hotel shumë luksoz të Moskës na tha: “Si është maji në Tiranë?” Pra, aludoi që kënga jonë do të fitonte dhe Eurosongu do të vinte në Tiranë. Ne të gjithë ishim të bindur, sepse, deri në orën 21.00 Shqipëria dhe Azerbaxhani zinin vendet e para. Në momentin kur u hap finalja, ishte vendosur kjo punë, që festivali do të shkonte në Perëndim.”
Teksa e pyesim nëse ndihet optimist për të ardhmen, Agim Doçi na i kthen se jo vetëm që do të dalë më mirë se kësaj here, por e ka të siguruar një vend në pesçen e parë të Eurosongut pasi ka bërë një kontratë shpirtërore me kompozitorin dhe kantautorin tonë të njohur Ardit Gjebrenë. Megjithatë, për këtë ende duhet të presim!
22 Maj 2009