E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Amerika ka zili modelin evropian

Sipas fabulës së famshme të La
Fontenit, në fund të garës mes
breshkës dhe lepurit, ajo që
pretendon se ka fituar është
breshka, e cila thotë se fi torja e saj ishte
më e vështirë, pasi ajo kishte në kurriz
edhe shtëpinë e saj. Ndërsa ekonomia
botërore vazhdon të lundrojë në ujërat
aspak të qarta të krizës, evropianët
shpresojnë që të mbajnë qëndrimin e
breshkës ndaj amerikanëve. Deri më
tani, ata kanë ecur më ngadalë, por në
mënyrë më të sigurt, çka do të thotë se
ndoshta do të jenë fi tuesit e maratonës
së stërmundimshme të krizës, ose të
paktën do të përbëjnë një shembull me
vlerë. Sigurisht që ekonomia amerikane
njihet për ecjen apo rendjen e shpejtë
dhe për fitimet e stërmëdha, por
njëherazi ajo karakterizohet edhe nga
humbje po kaq të mëdha dhe mbi të
gjitha, siç e treguan edhe ngjarjet, ishte
e para që përjetoi krizën dhe u godit
keqas sapo gjërat nisën të marrin për
keq. Në këto kohë të vështira, amerikanët
po kërkojnë diçka që evropianët, që nuk
kanë rendur edhe aq shpejt e kanë: një
strehë. Në Evropën kontinentale,
veçanërisht nga këndvështrimi i
francezëve dhe gjermanëve, "guaska"
është sekreti i suksesit afatgjatë, sepse
ajo të ofron mbrojtje nga stuhitë e egra
në ekonominë botërore dhe i jep
mundësi shoqërisë që të funksionojë më
lehtësisht edhe në kohë të vështira. E
ndërkohë, shumë ekonomistë dhe
analistë po e shohin më me konsideratë
modelin e suksesshëm kontinental.
Britanikët që po hanë mbi kurriz gjithë
politikat ekonomike të projektuara dhe
zbatuara në vitet e pushtetit të Thaçerit,
kanë arritur deri aty sa, si në rastin e
revistës së përjavshme "The Economist",
t‘i thurin lavde Francës dhe mënyrës së
saj të të konceptuarit dhe të bërit
kapitalizëm. E njëjta gjë ka ndodhur
edhe me gazetën "Wall Street Journal".
Anglo-amerikanët zbuluan se,
pavarësisht krizës ekonomike dhe uljengritjeve
të ndryshme të shkaktuara nga
kriza, punëtorët gjermanë dhe ata
francezë, madje edhe vetë të papunët,
janë ende në gjendje që të kenë një jetesë
të denjë, pa frikën dhe pa ankthin e
humbjeve të mëdha që karakterizojnë
krizën e amerikanëve. Evropianët kanë
dhe do të kenë gjithmonë aq para sa të
sigurojnë një pjatë të ngrohtë në tryezat
e tyre dhe të blejnë një fi lm të mirë për
të kaluar darkën. Megjithatë, për të
kuptuar situatën, nuk mjafton vetëm
përshkrimi dhe shpjegimi i shërbimit të
kujdesit shëndetësor, i përfitimeve
shumë bujare të papunësisë që janë çatia
dhe mbështetja e ekonomive evropiane.
Dallimi thelbësor me Shtetet e Bashkuara
të Amerikës qëndron në mënyrën e
marrjes borxh dhe shpenzimeve të
qeverive, një dallim që veçanërisht në
kushtet e sotme, është shumë i
r ë n d ë s i s h ë m . "Ameri k a n ë t e
konsiderojnë borxhin si një shpenzim,
ndërsa evropianët e konsiderojnë më
shumë si një investim", thotë Felix
Rohatyn, një bankier i shquar që ndihmoi
shumë banka njujorkeze t‘i shpëtonin
falimentit në vitet ‘70 dhe që më pas, për
disa vjet, mori detyrën e ambasadorit
amerikan në Francë. Sipas tij, amerikanët,
në përgjithësi, e shohin qeverinë
gjithmonë me sy armiqësorë. Rezultati i
kësaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
ishte i dukshëm edhe para fillimit të
krizës në periudhat të cilat shumëkush i
konsideronte si të begata. Në të gjithë
vendin, infrastruktura e fi nancuar nga
shteti kishte nisur të zhbëhej. Sipas
shumë analistëve, vendi po shkërmoqej
pak nga pak. Shpirti i sipërmarrjeve të
qeverisë që bleu "Luisiana Territory",
ndërtoi kanalin e Panamasë, pajisi me
energji elektrike edhe zonat më të largëta
rurale dhe shkolloi pjesën më të madhe
të popullsisë, pra të gjitha ato sipërmarrje
publike që pas Luftës së Dytë Botërore
kontribuuan edhe në suksesin e
sipërmarrjeve private, duket se janë
harruar e lënë mënjanë. Presidenti
Obama po përpiqet që t‘i rigjallërojë
mënyrat e mësipërme të karakterizuara
nga një energji e madhe pozitive dhe
krijuese, por dihet si funksionojnë gjërat
në Wall Street dhe Uashington. Në këto
ambiente, fjalë si "socializëm" kanë një
konotacion shumë negativ dhe ndërrimi
i idesë për këtë kërkon shumë shumë
kohë. Gjatë 30 viteve të fundit,
amerikanët mësuan se evropianët janë
sentimentalistë të tepruar dhe nuk kanë
lidhje me realitetin modern të
ekonomisë, që mbajnë me para njerëzit
e varfër, të papunët e të sëmurët, duke u
vënë taksa të larta biznesmenëve që
kërkojnë të bëjnë para. Si në të gjitha
karikaturat, edhe në këtë të fundit ka një
thelb të vërtetë dhe e vërteta, ose fjala
magjike në këtë kontekst është:
"investimi". Sipas mënyrës evropiane të
të bërit të gjërave, qeveritë shpenzojnë
para për të grumbulluar asete, qofshin
këto të drejtpërdrejta, ose jo. Në nivel
kombëtar, asetet mund të përbëjnë
hekurudha, ura, baza ajrore e detare, apo
reaktorë bërthamorë. Veç kësaj, qeveritë
e v r o p i a n ë k a n ë a k s i o n e t ë
konsiderueshme edhe në korporata e
ndërmarrje të mëdha e me rëndësi
strategjike për vendin si korporatat
energjetike, kjo tipike për rastin e
Francës. Shumë të rëndësishme, edhe
pse vështirësisht të përcaktueshme në
vlerë monetare, janë edhe asetet jo të
drejtpërdrejta të tilla si shkollimi i
popullsisë, investimet në polici, gjykata,
që krijojnë shumë besim tek njerëzit e
thjeshtë dhe që sigurojnë një cilësi jete
më të mirë e më të qetë. Sigurisht që këtu
futet edhe kujdesi shëndetësor dhe
përfi timi shumë bujar i papunësisë. Këto
të fundit nuk janë të matshme, apo nuk
kanë vlerë në bursa, por janë të vërteta.
Në periudhat e krizave ekonomike, të
gjithë elementët e sipërpërmendur
funksionojnë së bashku, ose të paktën
kjo duhet të ndodhë dhe për një pjesë të
mirë të Evropës Perëndimore kjo ka
ndodhur. Kështu për të përdorur një
shembull banal, në kohë krize një
evropian nuk ka përse të tmerrohet kur
sëmuret. Rendi social nuk është
shkatërruar, por funksionon. Shkollat
vazhdojnë të qëndrojnë hapur, tregtia
edhe pse me vështirësi vazhdon. Ka
protesta herë pas here, por ato janë
shumë të zbehta në krahasim me
revolucionet e së shkuarës në një
kontinent të pasur me histori të tilla
shtet e regjim përmbysëse. Edhe në
rastet kur shkohet në ekstrem, si rasti
i marrjes peng të një pronari në Francë,
ka të bëjë me kërkesat për ngritjen e
rrogës. Presidenti francez, Sarkozi,
energjia e pashtershme e të cilit është
krahasuar me atë të një lepurushi
kukull me bateri, erdhi në pushtet duke
i thurur elozhe sistemit ekonomik
anglo-sakson në vitin 2007, pra të
përzierjes më të vogël të shtetit në
biznes dhe uljes së taksave, Por përvoja
dhe përgjegjësia e detyrës e çuan
Sarkozinë andej nga kishte ardhur, pra
e bënë që të rivlerësonte mençurinë
dhe maturinë e sistemit evropian. Ai ka
filluar të deklarojë gjithnjë e më me
forcë se treguesi thelbësor i begatisë
është rritja e prodhimit kombëtar
bruto. Në vitin 2008, Sarkozi thirri
novelistin amerikan, Joseph Stiglitz, që
të drejtonte një komision në lidhje me
përcaktimin dhe identifikimin e asaj që
mund të konsiderohej si pasuria e
vërtetë e Francës. "Sarkozi e ndjeu se
ekzistonte një tension mes asaj që po i
kërkonin qytetarët që të bënte për
mjedisin, ndotjen e tij dhe të gjitha
gjërat e tjera që kanë të bëjnë me
cilësinë e jetesës dhe presionit për
shtimin e Prodhimit të Brendshëm
Bruto", thotë vetë Stiglitz. Sipas tij, këto
dy kërkesa ishin në kontradiktë me
njëra-tjetrën, edhe pse ekzistonte një
mënyrë që kjo të mos ndodhte. Kjo
mënyrë duhej gjetur dhe zbatuar. Një
nga ironitë e asaj çka po ndodh me
amerikanët është se ndryshe nga
periudha para krizës, aktualisht ata po
kritikojnë evropianët për teprime në
shpenzime. Por evropianët, ndryshe nga
amerikanët, mund të vazhdojnë t‘ia
lejojnë vetes një gjë të tillë, duke qenë se
ata kanë paguar dhe punuar prej vitesh
për sistemet mbrojtëse. Evropianët kanë
një sistem rregullator për bankat, të
ndryshëm nga ai i amerikanëve, sikundër
është shumë e ndryshme edhe mënyra
e marrjes së kredive. Në fund, cili është
morali i fabulës së krizës? Në botën reale,
jo atë të fabulave, e për më tepër të
fabulave të shekullit të 17, gjërat nuk
duhet të shihen me syrin e humbësve,
apo fituesve. Në të kundërt të kësaj,
fabula duhet më në fund të tregojë se sa
ka mësuar lepuri nga ngadalësia dhe
mençuria largpamëse e breshkës, për të
cilën fi timi i garës nuk ka të bëjë fare me
shpejtësinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›