E Diel, 1 Nëntor 2026

Guineth Paltrou: Kam përjetuar një lidhje shkatërruese



Martinin, liderin e grupit “Coldplay” me të cilin ka dy fëmijë të mrekullueshëm. Por e kaluara për Guineth Paltrou nuk ka qenë ashtu siç mendohet. Aktorja tregon për një lidhje të sajën të përfunduar keq për shkak të drogës dhe alkoolit. “Kur isha më e re u përfshiva në një raport shkatërrues. Ai përdorte rregulisht substanca narkotike dhe alkool, ishte i fiksuar pas tyre”,- ka shpjeguar Paltrou e cila megjithatë refuzoi të rrëfente emrin e djalit në fjalë. Dhe më pas shton: “Fatmirësisht më ndihmuan persona që më bënë të ndihesha mirë. Nuk bëja gjë tjetër veçse pyesja veten: Çfarë nuk shkon tek unë? Pse nuk arrij të kem një lidhje normale?”. Guineth në jetën e saj ka pasur shumë momente të lumtura për të cilat sot ndihet krenare. Megjithatë është edhe ky episod i cili na bën të kuptojmë se jo çdo gjë shkon mirë në jetën e yjeve të Hollivudit. Por kush mund të jetë vallë mashkulli misterioz? Bred Pit, Ben Aflek apo Luk Uillson?

22 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›