E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Fagu zgjidhet në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar

Ish-basketbollisti i njohur i kombëtares shqiptare ishte kandidati i vetëm për këtë post, dhe arriti të marrë 61 vota, ndërkohë që njëra u cilësua si e pavlefshme.

Menjëherë pas miratimit të kandidaturës së tij, Fagu premtoi se do të ribashkojë sportin shqiptar që prej disa kohësh është i ndarë.

Ndërkohë, asambleja e ditës së sotme u monitorua nga drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Evropian, pas precedentëve të asamblesë së 6 dhjetorit, ku u shfaqën akte dhunë që sollën dhe pezullimin e saj.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›