E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara: Nedved do të jetë pjesë e stafit të Juves

“Fola me Pavelin dhe më bëri të ditur për tërheqjen. Por, unë i bëra propozimin për të qenë pjesë e stafit tonë. Ai ka nevojë për të pushuar, dhe më kërkoi 2-3 muaj kohë për një gjë të tillë. Dua të them se Nedved e pranoi me entuziazëm kërkesën time”, deklaron Ferrara.

Lidhur me të ardhmen e sulmuesit David Trezege, Çiro Ferrara shprehet: “Kam folur edhe me Davidin rreth shumë gjërave. Për ne ai është një futbollist i rëndësishëm që mund të vlejë shumë për sulmin tonë”.

Ferrara është shumë i kënaqur me përgatitjet e Juventusit, megjithëse e cilëson të paplotësuar grupin e futbollistëve. Tekniku juventin vlerëson në mënyrë të veçantë entuziazmin që ka përfshirë tifozët e skuadrës, të cilët po i ndjekin në një numër të madh seancat stërvitore.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›