E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Sulaj, anëtar jurie në Teheran

Karikaturisti i njohur shqiptar Agim Sulaj do të jetë një prej anëtarëve të jurisë që do të përzgjedhë fituesin e karikaturës më të mirë në ekspozitën e karikaturës dhe fotografisë në Teheran. Nga A. Beka më 24 gusht 2011 në ora 13:35

Ekspozita, e cila do të hapet më 27 gusht, organizohet nga Forumi i Artistëve Iranianë dhe si temë qendrore ka terrorizmin botëror.

Sipas TehranTimes, një përmbledhje prej 150 karikaturave nga karikaturistët iranianë dhe të huaj si dhe 49 fotografi të fotografëve iranianë janë përzgjedhur për t’u ekspozuar.
Përpos karikaturistit shqiptar, në mesin e anëtarëve të tjerë të jurisë janë edhe karikaturisti Pawel Kuczynski nga Polonia si dhe karikaturistët iranianë Mohammadreza Dust-Mohammadi, Mohammad Amin-Aqaii dhe Hamid Bahrami.

Ndërkaq, anëtarë të jurisë për fotografi janë Mohammad Sattari, Mohammad-Mehdi Rahimian dhe Amir-Ali Javadian.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 9 shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›