Shqipëria +2, Holanda del e para

Kombëtarja shqiptare ka përparuar për dy pozita, në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua të mërkurën. Kuqezinjtë gjenden në pozitën e 57-të, karshi asaj të 59-të që ishin muajin e kaluar.
Djelmoshat e Josip Kuzes kanë 546 pikë, ndërsa janë prapa Lituanisë dhe përpara Tunizisë. Fitorja ndaj Malit të Zi, në ndeshjen miqësore të Shkodrës i ngriti shqiptarët, të cilët kishin rënie pas humbjes nga Bosnja e Hercegovina.
Sa i përket Top 10, Spanja e humbi primatin në renditjen e FIFA-s, i cili tash i takon nënkampionit botëror, Holanda. ‘Stuhia e Kuqe’ zbriti në pozitën e dytë, pas humbjes në miqësore nga Italia.
Gjermania është e treta, kurse Anglia e katërta. Fituesi i Copa Americas, Uruguai, zë pozitën e pestë, ndërsa kampioni i pesëfishtë i botës, Brazili, është i gjashti, përpara kampionit të katërfishtë të botës, Italia, që u ngrit nga pozita e tetë në të shtatën.
Renditja botërore e FIFA-s
1. Holanda-1596 pikë
2. Spanja-1563
3. Gjermania-1330
4. Anglia-1177
5. Uruguai-1174
6. Brazili-1156
7. Italia-1110
8. Portugalia-1060
9. Argjentina-1017
10. Kroacia-1009
-----------------------
57. Shqipëria-546