E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Sulaj, i ftuar për ekspozitën e Samitit G-20

Artisti shqiptar, Agim Sulaj, i cili jeton dhe krijon prej disa vitesh në Itali, është ftuar të marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të karikaturës politike në Pittsborgh të Amerikës.

Kjo ekspozitë është financuar nga fondacioni Pittsbourgh, e sponsorizuar nga ToonSeum. Kurator është karikaturisti i gazetës amerikane "POST-Gazzete", Rob Rogers, dhe historiania e artit Sylvia Rohr. Ekspozita që do të mbahet me rastin e Samitit ndërkombëtar G-20, do të çelet në muzeun e artistit të famshëm amerikan Andy Warhol në datën 18 shtator në Pittsborgh e do të qëndrojë e hapur deri më 16 tetor. Në po të njëjtën periudhë mbahet në Amerikë Samiti G-20, që do të trajtojë temat politike, të tilla si liria e fjalës, mbrojtja e ambientit, kriza ekonomike, ndotja etj. "Numri i veprave të kësaj ekspozite ndërkombëtare nuk do t‘i kalojë të 50-at dhe unë jam i lumtur që pa e ditur jam preseleksionuar nga artistë e kuratorë të njohur botërorë", shprehet Sulaj për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›