Agjenci e re për parashikimet mbi ndryshimet e klimës

Uashington, 9 shkurt, NOA Ashtu siç ekziston
një agjenci ndërkombëtare për planet bërthamore, së shpejti do të ketë një të
tillë edhe për parashikimet dhe studimet që do ndërmerren në mënyrë globale mbi
ndryshimet e klimës. Një propozim i tillë është bërë nga administrata Obama, e
cila konkretisht sipas saj do të merret me studimin dhe raportimin mbi
ndryshimet klimatike në botë. Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve amerikanë, do
të jetë më e lehtë për të parandaluar pasojat negative të këtij ndryshimi.
Vetëm pak javë më parë në Danimarkë u mbajt
konferenca ndërkombëtare ku u diskutua mbi ndryshimet klimatike dhe ngrohjen
globale.
Takimi i organizuar nga Organizata e Kombeve të
Bashkuara përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete dhe ndaj autoritetet ndërkombëtare
po përpiqen të gjejnë të gjitha mënyrat e duhura për të zgjidhur problemin e
klimës.
n.e/NOA