E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë dhe vajzat e trafikuara, tashmë nën mbrojtjen e shtetit jo nga OJF

Mihal Naço: Viktimat e trafikut përfitojnë Ndihmë Ekonomike
Shteti i ka hequr Organizatave Jofitimprurëse të drejtën administrimit dhe të financimit për qendrat sociale të viktimave të trafikut. Kështu sipas drejtori të Shërbimi Social Shtetërore, Mihal Naço, bëhet e ditur se përkujdesja ndaj viktimave të trafikut do të mbikëqyret nga shteti dhe jo nga shoqëria civile e cila deri më tani ka arritur ta kryejë këtë përmes donacioneve të ndryshme. Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) konfirmoi dje se shteti do të marrë përsipër mbështetjen

si në planin financiar ashtu dhe atë administrativ. Ofruesit e shërbimeve të përkujdeset shoqëror për viktimat e trafikimit ose personave rrezik trafikimi të ngritura nga OJF dhe financuara nga donatorë të ndryshëm, së shpejti do të mbështeten nga shteti si në planin financiar ashtu dhe atë administrativ, pohon Milal Naço. Ky Shërbim ka propozuar ngritjen e njësive mbikëqyrëse të administrimit të shërbimeve për këtë kategori në nevojë, të cilat do të kryejnë aktivitetin e tyre pranë katër IPSH-ve, në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër. Sipas propozimeve të bëra nga SHSSH për këto probleme, viktimat e trafikimit do të jenë përfituese të Ndihmës Ekonomike, pasi ato të dalin nga qendrat rezidenciale të shërbimeve të përkujdesit social. Financimi Kostoja financiare për përfshirjen në programin e ndihmës ekonomike për rreth 105 persona viktima të trafikut është rreth 3.3 milionë lekë (Viktimat e trafikut 105 persona x 2.600 lekë në muaj x 12 muaj = 3,276,000 lekë). Ndërkaq për të krijuar një mbështetje administrative shtetërore sa më të konsoliduar, sipas propozimeve, është parashikuar krijimi i njësisë për mbikëqyrjen e administrimit të qendrave të trajtimit të viktimave të trafikut. Kjo njësi do të përbëhet nga 12 persona të ndarë në katër grupe për katër rrethet ku IPSH-të ofrojnë shërbime të përkujdesit shoqëror. Shpenzimet për pagat dhe kontributet për sigurimet shoqërore të punonjësve do të përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit, të akorduara për SHSSH. Njësitë do të mbikëqyrin zbatimin e legjislacionit në fuqi, mënyrën e administrimit dhe menaxhimit të fondeve të dhëna nga buxheti qendror, si dhe do të raportojnë periodikisht për administrimin e qendrave. Efektet financiare që rrjedhin nga ky projektligj do të përfshihen në fondet e programuara në projektbuxhetin afatmesëm 2010-2012. Organizatave JofitimprurëseQendrat e shërbimeve për viktimat e trafikut janë krijuar dhe funksionojnë aktualisht si organizata jofitimprurëse. Shumë herë, OJF-të vendase dhe të huaja janë akuzuar për abuzim me fondet dhe pastrim parash kurse pakkush ka informacion për mënyrën e përftimit të fondeve hyrje-daljeve dhe destinacioneve të tyre. Qendrat e shërbimeve, janë krijuar dhe funksionojnë si organizata jofitimprurëse. Rregullimet lidhur me personalitetin juridik të shoqatave dhe mënyrën e organizimit, funksionimit dhe administrimit të tyre, janë përcaktuar në Kodin Civil të RSH dhe ligjin nr.8788, date 07.05.2001 Për organizatat jofitimprurëse (i ndryshuar). Sipas këtyre ligjeve, organet drejtuese të qendrave zgjidhen sipas procedurave ligjore nga themeluesit dhe anëtarësia e tyre. Trafiku i femrave për qëllime prostitucioni vazhdon të mbetet një dukuri shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Viktimat e këtij trafiku vazhdojnë të vuajnë pasojat që ka shkaktuar shfrytëzimi nga rrjete kriminale.  Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›