E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia Moody’s: “Ekonomia e Shqipërisë stabël dhe pse në kushte krize”

Ky vlerësim vjen në të njëjtën kohë kur mes 6 vendeve të rajonit të Ballkanit 5 prej tyre kane marrë një vlerësim negativ në krahasim me vitin 2008

Me 8 Dhjetor 2009 Agjencia e Vlerësimit(Rating agjency) Moody’s (New York, USA) një ndër 3 agjencitë me prestigjioze në vlerësimin e korporatave dhe vendeve (shteteve) ka vlerësuar me B1 vendin tonë me opinionin (stable outlook). Është shumë e rëndësishme të evidentohet se edhe pse në kushtet e përkeqësimit të tregjeve financiare globale, krizës që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën vendi ynë ruan dhe konsolidon një vlerësim stable. Vlerësimi i dhënë nga Moody’s është një dëshmi e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për te vlerësuar kredibilitetin dhe efektshmerine ne qeverisjen e vendit si dhe është gjykimi me i qarte e i paanshëm i modelit pro reforme, pro biznes dhe pro integrim evropian ne politikat ekonomike te ndjekura. Ky rikonfirmim konstant vjen pas vlerësimit te dhënë ne Prill 2009. Ne argumentimin e këtij vlerësimin jepen fakte dhe argumente qe mbështesin opinionin e tyre për këtë vlerësim te qëndrueshëm dhe me këto karakteristika pozitive; ruajtjen e rritjes ekonomike për vitin 2009 nga 2% ne 5%, dhe ne vitin 2010 nga 3% ne 6.5%, niveli i ulet i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe qe është me i ulet se çdo vend tjetër në tranzicion. Masat ligjore fiskale me orientim pro biznes dhe drejt uljes se taksave vazhdojnë te mbështesin rritjen ekonomike si dhe reformat pro EU ofrojnë iniciativa për investimet e huaja. Përpjekjet qe po bëhen ne kuadrin e integrimit evropian përben një bosht orientues te politikave te zhvillimit ekonomik duke përafruar legjislacioni, institucionet, etj. Ky vlerësim vjen ne te njëjtën kohe kur mes 6 vendeve te rajonit te Ballkanit 5 prej tyre kane mare një vlerësim negativ ne krahasim me vitin 2008

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›