Tiranë, presidenti turk inauguron qendrën "Yunus Emre"
TIRANE- Presidenti i Republikës së Turqisë Abdullah Gyl inauguroi sot paradite në Tiranë qendrën kulturore “Yunus Emre”, e ndërtuar nga fondacioni kulturor turk me të njëjtin emër.
Në ceremoninë e inaugurimit Presidenti Gul u shpreh se “Instituti Yunus Emre me zgjerimin e aktiviteteve jashtë vendit ka si qëllim kryesor prezantimin e Turqisë, promovimin e kulturës, artit, historisë dhe gjuhës turke. Dy popujt tanë kanë histori dhe kulturë të ngjashme, ndaj kjo qëndër kulturore do të jetë në shërbim të njohjes së mëtejshme të dy vendeve tona”.
Kjo qendër përmes projekteve dhe organizimeve socio-kulturore ofron kontributin e saj në konsolidimin dhe forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Turqisë. Qendra kulturore Turke ofron për kryeqytetasit kurse të gjuhës turke, leksione mbi historinë dhe kulturën e Turqisë si dhe një sërë aktivitetesh të tjera. Në këtë qendër gjenden mjedise për konferenca, klasa mësimi, librari, laboratore kompiuterike etj.
Qendra kulturore turke Yunus Emre ka shtrirë funksionimin në Bosnje Hercegovinë, së fundmi në Tiranë dhe aspiron të ndërtojë qendrat e saj dhe në Gjermani, Francë, Maqedoni, Spanjë etj.
(s.g/Balkanweb)