Agjencia “Reuters”: Firma “Club Med” pranon zyrtarisht tërheqjen nga Kakomeja
Zëdhënësi i kompanisë pohoi dje tërheqjen pas botimit të e-mail-eve. Nga ana tjetër banorët kanë humbur çështjen për njohjen e pronave
Habjon Hasani
Tiranë - Firma franceze “Club Med” është tërhequr nga Kakomeja dhe e ka pranuar dje zyrtarisht këtë fakt për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”. Zëdhënësi i kësaj kompanie është kontaktuar nga “Reuters” pas publikimit në mediat shqiptare të e-mail-it të një zyrtari të kompanisë, i cili u kishte komunikuar banorëve të zonës tërheqjen nga projekti i Kakomesë. Zëdhënësi i kompanisë “Club Med” i ka deklaruar dje agjencisë ndërkombëtare të lajmeve se konfirmonte vërtetësinë e e-mail-it duke pranuar zyrtarisht tërheqjen e kësaj kompanie nga projekti i Kakomesë. Madje, nëse i referohesh e-mail-it, kompania franceze pretendon se prej kohësh është tërhequr nga projekti, ndërsa në mënyrë absurde institucionet shtetërore i referohen pikërisht kompanisë franceze lidhur me ndërhyrjet që po bëhen në zonën e Kakomesë. Drejtori Rajonal për Zhvillimin pranë kompanisë së njohur, Florence Le Gall, në një komunikim përmes e-mail-it me pronarët e tokave në Kakome, i ka sqaruar ata se kjo kompani ka studiuar disa kohë më parë një projekt në këtë zonë, por gjithçka u anulua, madje çështja e pronës ishte një nga arsyet.
E-mail-i
“Siç ju thashë dhe më parë, nuk ka një projekt të ‘Club Med’ në Shqipëri. Ne kemi studiuar pak vite më parë një projekt në Kakome. Projekti është ndaluar nga ana jonë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura dhe pronësia mbi tokën është një prej tyre. Ne nuk jemi në marrëveshje me kompaninë ‘Riviera’. Ne nuk jemi në dijeni se çfarë po ndërtohet apo jo momentalisht në atë zonë. Kështu që ju lutem mos më dërgoni më e-mail-e për një projekt që nuk ekziston”, - thuhet në përgjigjen e Le Gall për banorët e zonës. Në fushatën elektorale të vitit 2005 kryeministri u betua solemnisht se nuk do të lejonte ndërtimin e këtij fshati turistik në zonën e Kakomesë. Ai madje deklaroi se fshati turistik ishte një biznes i Fatos Nanos. Një gjë e tillë ndihmoi që PD-ja të merrte vota e madje të drejtonte njësi vendore në zonën ku jetonin pronarët e tokës së Kakomesë. por, pas ardhjes së Berishës në pushtet, firma e ndërtimit nisi punimet në mënyrë ilegale në këtë zonë, duke e pushtuar atë. Banorët e zonës, pronarë të tokës, u dhunuan nga policia.
Berisha
Abuzimi dhe odiseja me çështjen e fshatit turistik të Kakomesë duket se ka marrë përmasa tragjikomike. Kjo për vetë faktin se qeveria jo vetëm që bën sikur nuk e di se firma franceze është tërhequr nga projekti, por ndër të tjera kryeministri i vendit vetë ka deklaruar në vitin 2005 se banorët i kanë pronat e tyre dhe se ky projekt ishte një investim kriminal dhe antiligjor i ish-kryeministrit Nano. “Tani, mesazhi im për Fatos Nanon është që ai ka bërë zgjedhjen e tij, pensionin në Sarandë. Pyeteni veten ju pse ka zgjedhur Sarandën. Duhet të shkoni në Sarandë ta kuptoni. Absolutisht po, për ato motive që po investon në Kakome. Se Kakomeja është vetëm e tij. Mos mendoni ju se do të ishte një shqiptar që do t’i vërsulej pronës tjetër veç kryeministrit, askush s’mund ta bënte. Ai e bëri, siç po ndodh me fshatarët e Kakomesë, me gjithë dokumentet që provojnë pronësinë e tyre. Mirëpo ky tani nga Kakomeja mendon dhe i është hapur mendja për Ksamilin, ka bërë dhe disa projekte me disa grupe, që në fakt do të merren vesh”, - ka deklaruar Berisha në vitin 2005, në emisionin “Farnaight” në TV “Vizion plus”.
Niviciotët: Shteti po na vjedh pronat për arsye korruptive
Rreth dy muaj më parë përfaqësues të pronarëve të Kakomesë u mblodhën në Tiranë në një takim sensibilizues për atë që ata e quajnë vjedhjen e pronave të tyre nga një aksion i mirëfilltë shtetëror. “Shteti po na vjedh pronat për të ndërtuar në to fshat turistik”. Kjo ka qenë arsyeja që ka mbledhur pjesëmarrës nga Bregu, të cilët kanë probleme me pronat, në një takim të organizuar nga komuna e Lukovës. Takimi është zhvilluar në kryeqytet, pjesëmarrësit kanë bërë të ditur situatën në të cilën ndodhen dhe kërkuan një rrugëzgjidhje. Takimi u zhvillua pas konfliktit të ndodhur midis banorëve se Nivicës e Bregut dhe firmës ndërtuese që kishte përkrahjen e shtetit. Konfliktet e fundit që çuan edhe në arrestimin e disa banorëve kanë ndodhur pasi qeveria përfundimisht i dha të drejtën kompanisë franceze për të investuar në zonën bregdetare të Shqipërisë, dhe veçanërisht në fshatin turistik të Nivicës. Me këtë vendim, përfundimisht qeveria shqiptare nuk e njeh atë pronë si pronë të fshatarëve të Nivicës. “Ajo është toka jonë dhe ne kemi kohë që protestojmë për të. Shteti nuk i ka marrë asnjëherë parasysh kërkesat tona dhe kjo çështje ka kaluar në gjykatë. Ne nuk e humbëm të drejtën për të qenë pronarë as në kohën e monizmit. Në atë kohë humbëm vetëm të drejtën për të qenë përdorues të saj, por jo si pronarë. Tani, në demokraci, që janë ndërruar njëra pas tjetrës tri qeveri, nuk na jepet e drejta për të qenë pronarë. Ne kërkojmë nga qeveria të mos ndërtojë në tokën tonë gjëra pa vlerë, por të na e kthejë pronën që na përket. Ne kemi filluar të konfliktohemi me njëri-tjetrin për tokat. Kjo ndodh sepse duke mos na e kthyer qeveria tokën që na përket, ne hyjmë në tokat e të tjerëve. Kjo nuk është aspak e drejtë, pasi duke pasur tokën tonë ne nuk do të kemi konflikte as me njëri-tjetrin dhe as me qeverinë”, - është shprehur një prej banorëve të zonës, i pranishëm në takimin e organizuar dy muaj më parë. Banorët kanë siguruar se do të vazhdojnë protestat derisa shteti t’u kthejë atë që u përket, pra pronën.
Kakomeja, si nisi ideimi dhe zbatimi i projektit
Me VKM-në Nr. 517, datë 03.07.2003, është miratuar "Strategjia e zhvillimit të turizmit" deri në vitin 2012. Në aneksin "1" të kësaj strategjie, si dhe në programin e veprimit për zbatimin e strategjisë, ndër zonat e identifikuara paraqitet edhe zona e Kakomesë, e klasifikuar si "zonë pilot" për zhvillimin e strukturave turistike me kapacitete të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në plan afatmesëm. Me vendim të KKRRTRSH-së Nr. 4, datë 01.08.2003, miratohet detyra e projektimit dhe studimi urbanistik pjesor i zonës pilot për zhvillimin e turizmit Lukovë-Kakome. Me Vendim të Këshillit të Zhvillimit të Turizmit Nr. 12, datë 02.03.2004, miratohet dhënia e titullit “person i stimuluar” subjektit "Riviera" me operator referent subjektin “Club Mediterane”, për përfitimin e titullit "person i stimuluar" në ushtrimin e veprimtarisë së stimuluar për ndërtimin e fshatit turistik në Kakome. Me Vendim të KRRT-së së Vlorës Nr. 1 datë 26.04.2004, miratohet studimi urbanistik për lejen e ndërtimit të fshatit turistik në Kakome, me investitor "Riviera" dhe "Club Mediterrane". Me Vendim të KRRTRSH-së Nr. 2, datë 23.06.2004, miratohet leja e ndërtimit për fshatin turistik në Kakome me investitor subjektin "Riviera" dhe me operator referent "Club Mediterane".
17 Qershor 2009