Agjencia e Akreditimit kalon 6 programe te reja
Agjencia e Akreditimit u ka dhene "ok-in" 6 programeve te reja, qe pritet te nisin vitin e ardhshem akademik ne universitet publike. Keshtu jane miratuar Diplomat e Nivelit te Pare: Gjuhe shqipe dhe Frenge, Gjeografi dhe Gjuhe Italiane si dhe Masteri per "Punonjes Sociale me femijet dhe familjen" qe do te hapen ne Universitetin e Elbasanit. Ne universitetin e Gjirokastres kane marre "ok-in" diploma e nivelit te pare per Fizike dhe Teknologji e Informacionit, ndersa ne ate te Vlores do te hapen masterat ne Infermieristike, Studime te avancuara detare si dhe Trajnere sportive ne universitetin e Sporteve te Tiranes. Me pas keto programe do te shkojne per miratim ne Ministrine e Arsimit qe ia propozon keshillit te Ministrave, qe eshte edhe autoriteti qe jep ok-in qe keto dege te fillojne funksionimin.