E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesionalet, 2 vjet "specializime"

Arsimi profesional do te arrije ne nje stad tjeter shume me te larte, ne momentin qe do te miratohet projektligji i ri per kete lloj arsimi. Ndryshimet e propozuara jane ne te mire te nxenesve qe vendosin te kryejne studimet e mesme ne shkollat profesionale, duke dale specialiste te laret ne fusha ku ata zgjedhin te mesojne.
Pasmesem
Arsim i pasmesem eshte nje koncept qe do te futet gjeresisht ne arsimin profesional. Kjo u theksua gjate takimit te posacem per miratimin e draftit te Projektligjit te ri te AFP-se, i cili u zhvillua ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences nga Keshilli Kombetar i Arsimit dhe Formimit Profesional. Ceshtjet e shtruara ne kete takim kishin ne qender diskutimin e amendimeve te Projektligjit, per te mundesuar zbatimin e nje sistemi modern te shkollimit profesional. Nje koncept i ri ku pjesemarresit e takimit vune theksin eshte pikerisht arsimi i pasmesem, i cili do te gjeje shtrirje me te gjere ne sistemin tone arsimor, duke siguruar vijueshmerine e shkollimit profesional dhe ne nivel universitar. Drejtoresha e Arsimit Profesional ne MASH, Dorina Rapti, sqaron se arsimi i pasmesem nenkupton vijimin e arsimit te mesem me nje ose 2 vjet te tjera , me qellim specializimin e metejshem te nxenesve qe mbarojne nje shkolle profesionale. Kjo eshte dicka e mesme mes arsimit te mesem dhe bachelorit dhe nxenesi qe e mbaron kete lloj studimi, del teknik i larte.
Diplomat
Nje tjeter diplome do t'i bashkengjitet tashme sistemit tone arsimor. Kjo eshte diplome jouniversitare, por qe eshte mbi arsimin e mesem. Projektligji parashikon se institucionet e arsimit te larte kane te drejte te ofrojne edhe programe te studimeve profesionale, pas arsimit te mesem, jouniversitare, me jo me pak se 120 kredite. "Zgjatja normale e ketyre programeve eshte jo me pak se 2 vite akademike dhe ne perfundim te tyre leshohet diplome profesionale "Diplome profesionale ne... " Nje pjese e krediteve te studimeve pas arsimit te mesem mund te transferohen ne studimet e ciklit te pare, ne perputhje me kriteret qe vendosin IAL", - percaktohet ne ndryshimet e propozuara qe i behen nenit 26 te ligjit te arsimit te larte. Kolegjet profesionale me ligjin aktual kane te drejte te ofrojne vetem diploma jouniversitare profesionale me karakter e orientim praktik per tregun e punes. Por, me ndryshimet qe pritet te ndodhin, keto kolegje profesionale do te mund te ofrojne, krahas diplomave jouniversitare, edhe diploma universitare, duke u afruar ne kete menyre me afer institucioneve te arsimit te larte ne vend. Propozimi konkret i amendimit ne fjale eshte: "Kolegji profesional ofron veprimtari mesimore dhe trajnuese ne fusha te ndryshme te arsimit profesional jouniversitar dhe universitar, per pergatitjen e specialisteve me orientim praktik", duke shtuar pra frazen "dhe universitar" pas "jouniversitar", duke u dhene mundesi kolegjeve te zgjerojne gamen e diplomave qe leshojne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›