E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia e Panaritit do ketë 200 punonjës

Kur raportuam dje për disa zyrtarë dhe një avokat që do marrin një pagë të dytë në bashki gjoja për të mbrojtur konsumatorin, nuk kishim informacione se kjo strukturë e re do ketë plot 200 punonjës, sa një dikaster në vete. Gazeta Shqip shkruan se Agjencia e Panaritit do jetë një institucion i mirëfilltë, ku do punësohet një listë e gjatë. Sipas të dhënave të para mendohet se struktura do ketë një staf prej 200 punonjësish. Menaxhimin e saj do ketë në dorë LSI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›