Agjencia e Prokurimeve anulon 2 tendera për ilaçet, Dashi llogariti gabim fondet
Tenderat e shumëpërfolur për ilaçet, apo mjetet ndihmëse në pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza duket se janë reduktuar kohët e fundit nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Ky institucion ka bërë publik ditën e djeshme edhe anulimin e dy prej tenderave të kërkuara nga QSUT dhe të firmosura pa dyshim nga vetë kreu i këtij institucioni Ilir Dashi.
Në 5 tendera të dorëzuara pranë APP nga drejtoria e QSUT-së dy prej tyre janë anuluar nga grupet e punës të cilët kanë vërejtur se llogaritjet për fondet e medikamenteve por edhe materiale të tjera ndihmëse për pavijonet janë bërë gabim. Sipas materialit të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike shuma marramendëse e kërkuar nga Drejtoria e QSUT-së për Blerje Citostatike për Onkologjinë ka qenë me fond limit prej 142 610 715,88 (një qind e dyzetë e dy milion e gjashtë qind e dhjetë mijë e shtatë qind e pesëmbëdhjetë presje tetë dhjetë e tetë) lekë. Ky fond është kërkuar për blerjen e medikamenteve e Capecitabin 500 mg, fondi limit 26 351 646,72 leke; Gemcitabin 1 gr, fondi limit 10 573 963,01 lekë, Gemcitabin 200 mg, fondi limit 2 842 254,11 lekë, Fluorouracil 500mg/10ml, fondi limit 1 051 464,96 leke; Mitocantron 20mg/10ml, fondi limit 1 268 736 leke dhe Docetaxel 80mg/2ml, fondi limit 100 522 651,08 lekë. Por duket se përllogaritjet e grupit të punës në QSUT për këtë fond kanë bërë gabim pasi sipas njoftimit nga Agjencia për Prokurimet Publike përllogaritja e fondit limit për barnat e rimbursueshme nuk është bërë në përputhje me V.K.M. nr. 56 datë 28.01.2005 për përcaktimin e marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave. Në këtë kontekst duket se Drejtori Dashi ka kërkuar fond më tepër sesa shuma e saktë për blerjen e ilaçeve të Onkologjikut. Kjo procedurë prokurimi është anulluar, pasi përllogaritja e fondit limit për barnat e rimbursueshme nuk është bërë në përputhje me V.K.M. nr. 56 datë 28.01.2005 për përcaktimin e marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave. Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza Tiranë. Në bazë të Ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 Për Prokurimin Publik, të ndryshuar, në V.K.M. nr. 1 datë 10.01.2007 Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik, të ndryshuar, ju dërgojmë njoftimin për vendimin e anullimit të procedurës së prokurimit (me mjete elektronike) me objekt: Medikamente për anestezi reanimacion,në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza Tiranë, i ndarë në lote, me fond limit 107.053.826 (njëqind e shtatëmilion e pesëdhjetë e tre mijë e tetëqind e njëzet e gjashtë) lekë pa TVSH, për arsye se përllogaritja e fondit limit për barnat e rimbursueshme, objekt i kësaj procedure, nuk është bërë në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 56 datë 28.01.2005 Për përcaktimin e marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave. Ndërsa tenderi tjetër i anuluar nga APP-ja është ai i cili ka të bëjë me Medikamente për anestezi reanimacion,në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza Tiranë, i cili është i ndarë në lote, me fond limit 107.053.826 (njëqind e shtatëmilion e pesëdhjetë e tre mijë e tetëqind e njëzet e gjashtë) lekë pa TVSH, për arsye se përllogaritja e fondit limit për barnat e rimbursueshme,objekt i kësaj procedure, nuk është bërë në përputhje me, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 56 datë 28.01.2005 Për përcaktimin e marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave.
Tenderat
Një prej tenderave të kërkuar nga QSUT i cili është pranuar nga APP do të jetë Rikonstruksioni i sistemit qendror të kondicionimit në Kardiokirurgji (blloku operator dhe reanimacion) në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Për këtë Tender fondi limit do të jetë, 1.666.000 (një milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) Lekë, pa TVSH. Afati për kryerjen e shërbimit është përcaktuar 30 (tridhjetë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Data e zhvillimit të tenderit është 06.05.2010 ora 14:00. Ndërkohë një tjetër tender që do të zhvillohet në ambientet e APP-së është edhe kërkesa nga ana e drejtorisë së QSUT-së Sistemi i ajrit të vakumuar dhe komprimuar në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë TerezaPër këtë tender fondi limit do të jetë 3 333 300 (tre milion e tre qind e tri dhjetë e tre mijë e tre qind) lekë pa TVSH. Afati për kryerjen e punëve: 45 (dyzetë e pesë) dite nga data e nënshkrimit të kontratës. Data e zhvillimit të tenderit është 06.05.2010 ora 10.00.
Arta AGOLLI
Last Updated on E Hene, 26 Prill 2010 20:57