E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj rrëmben medaljen e mirënjohjes në Universitetin e Strugës

Ministri i Arsimit Tafaj ka marrë pjesë ditën e djeshme në një veprimtari rajonale universitare në Strugë i ftuar nga Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Lisen Bashkurti. Tafaj mori pjesë në këtë debat publik për politikat dhe strategjitë e Qeverisë Berisha në zhvillimin e arsimit të lartë duke rrëmbyer nga ky evenimet edhe Medaljen e Mirënjohjes. I ftuar nga Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ,

Ministri Tafaj pati një bisedë me studentët dhe stafin akademik të këtij institucioni. Në këtë debat ishin të pranishëm edhe figura publike të universiteteve të tjera të rajonit, profesorë dhe stafe akademike të këtyre universiteteve, studentë dhe qytetarë të ftuar në qytetin e Strugës. Në ligjëratën e tij, Tafaj, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të universiteteve dhe rolin që kanë ata për përgatitjen e brezave të ardhshëm dhe ndikimin e tyre në zhvillimin cilësor të arsimit dhe shkencës. Ministri Tafaj theksoi se Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, pavarësisht moshës së tij të re është një institucion që përpiqet të ketë një të ardhme të sigurt dhe një kontribut të veçantë për arsimin dhe shkencën në rajon. Në këtë kontekst ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal të  gjithë universiteteve dhe të komunikimit institucional midis tyre. Nga ana e tij, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, Z. Lisen Bashkurti, në emër të stafit akademik dhe studentëve të këtij universiteti, i dorëzoi Z. Tafaj Medaljen e Mirënjohjes për kontributin e dhënë në zhvillimin e arsimit dhe shkencës. Përurimi i kampusit të ri të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës ishte pjesë e këtij aktiviteti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›