Agjencia e Pronave 322 here e paditur ne Gjykaten e Tiranes
Agjencia Kombetare e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave eshte vene nen shenjester per vendimet qe ka marre. Gjate ketij viti kjo agjenci eshte paditur 322 here ne Gjykaten e Tiranes ku qindra shtetas pretendojne se vendimet duhen shfuqizuar. Proceset gjyqesore vazhdojne te jene te shumta ndersa ato zvarriten pafundesisht. Sipas gjyqtareve paditesit dhe te paditurit kane dokumente te ndryshme per nje prone pra te gjitha jane origjinale. Vendimet per keto padi zvarriten per te vetmin shkak se ka shume procedura qe duhen ndjekur. Nderkohe burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane se prane ketij institucioni ka shume ankesa per Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ndersa disa nga akuzat e rretheve kane filluar hetimet pas ankesave. Nje nder to eshte edhe Prokuroria e Tiranes e cila ka nen hetim disa nga vendimet per kthimin e pronave ne zonat ne periferi te kryeqytetit. Madje per keto ceshtje jane marre edhe zyrtare te pandehur.