E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsion nen petkun e gazetarit

Pranga ciftit Majlinda dhe Agim Pashollari dyshohet se moren rreth 50 mije euro per nderhyrje

Nen petkun e gazetarit nje 49-vjecare bashke me te shoqin inxhinier dyshohet se kane mashtruar disa njerez se do u zgjidhnin problemet duke nderhyre te te njohurit e tyre por si shperblim kerkonin sasi te konsiderueshme parash. Policia e Tiranes qe i ka arrestuar dy protagonistet tha se u ka dokumentuar dy raste ku ata do te nderhynin per lirimin e nje te denuari per vrasje si dhe per te nxjerre nje leje minerare. Hetimi per ta ka nisur pas denoncimit te bere tek antikorrupsioni i policise kryeqytetase rreth tre muaj me pare dhe eshte finalizuar dje me operacionin e koduar Koordinimi. Policia tha se Majlinda Pashollari me profesion gazetare duke shfrytezuar edhe funksionin e saj si koordinatore ne nje shoqate romesh dhe si drejtuese e nje reviste mendohet se me burrin e saj kane marre rreth 50 mije euro me qellim per te kryer ndere.

Policia e Tiranes deklaroi se gjate ketij operacioni u ekzekutuan vendimet e gjykates per caktimin e mases se sigurimit personal arrest me burg per Majlinda Pashollarin 49 vjece me profesion gazetare dhe e punesuar si koordinatore per median e nje shoqate dhe per burrin e saj Agim Pashollari 56 vjec me profesion inxhinier. Ata dyshohen se duke shfrytezuar lidhjet shoqerore i kane marre me ane te mashtrimit shumen prej 300 mije lekesh Ariana Pocit nga Elbasani. Ata i kane premtuar Arjanes 49-vjecare se do te ndikonin te funksionaret e drejtesise per te ulur masen e denimit te vellait te saj Ilir Poci 43 vjec i denuar me 25 vjet burg per vrasje me dashje.

Po ashtu gjate ecurise se zhvillimit te ketij hetimi ka rezultuar se burre e grua me ane te mashtrimit i kane marre nje biznesmeni me banim ne Bulqize shumen e parave prej 45 mije eurosh me synim per te ndikuar te zyrtare te Ministrise se Ekonomise per te dhene nje leje minerare ne qytetin e Bulqizes. Ata kane kontaktuar me Nedion Mucen administrator i shoqerise Baza i cili kerkonte nje leje per te shfrytezuar objektet e kromit nga galeria 49 39 deri te galeria 43. Por policia dyshon se ata ndikonin per te nxjerre edhe te drejta studimi per disa universitete shteterore te vendit duke u paraqitur si anetare te nje shoqate rome kundrejt perfitimeve te parregullta. Duke qene se Majlinda punonte koordinatore ne kete shoqate dyshohet se edhe nepermjet organit mediatik te shoqates ajo krijonte lidhje dhe kerkonte qe te regjistronte studente si anetare te shoqates pavaresisht se ata nuk ishin te tille por paguanin ryshfet.

Nderkohe nga kontrolli i baneses se tyre jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e provave materiale shume dokumente. Policia tha se sekuestroi 47 dokumente shkollore te personave qe kishin aplikuar per studime ne fakultet kryesisht ne emer te shoqates. Gjithashtu atyre iu gjeten praktika per aplikim per leje minerare te personave te ndryshem ne qytetin e Bulqizes. Por grupi hetimor gjeti edhe vertetime te ndryshme te paplotesuara certifikata dhe emra personash konkrete te cilet do te thirren nga uniformat blu per te ndihmuar ne dokumentimin e plote ligjor te veprimtarise kriminale te dy personave te arrestuar. Nga hetimet eshte siguruar edhe dokumentacion bankar qe pasqyron transaksione financiare te personave te arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›