E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja e Kryeparlamentares kerkon pronat ne gjykate e AKKP

AKKP Jozefina Coba Topalli do njohjen e pronave ne kryeqytet

Perpos tragjedise natyrore qe ka prekur rrethin e Shkodres kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i eshte drejtuar zyres se AKKP-se per kthimin dhe kompensimin e pronave ne kryeqytet.

Duke pare qe kerkesa per afatin e dorezimit te dokumenteve kishte perfunduar gjashte familjaret e Topallit i jane drejtuar Gjykates se Tiranes me objektin Rivendosjen ne afat te pales kerkuese per te depozituar prane AKKP-se Tirane kerkesen dhe dokumentacionin per fitimin te drejtave te parashikuara nga ligjin nr. 9235 date 29. 07. 2004 lsquoper kthimin dhe kompensimin e prones i ndryshuar. Kerkesa eshte gjykuar nga gjyqtari Artan Zeneli i cili e ka pranuar dhe tashme AKKP-ja do te merret me modalitetet e kthimit dhe kompensimit te prones ne fjale. Kerkuesit ne kete rast ishin Gjon Coba Ilda Coba Bilali Jozefina Coba Topalli Mari Harapi Ndreke Harapi dhe Regjina Coba.

Ligji per kthimin dhe kompensimin e prones qe mban numrin 9235 ka objekt rregullimin e drejte sipas kritereve te nenit 41 te Kushtetutes te ceshtjeve te se drejtes se pronesise qe kane lindur nga shpronesimet shtetezimet ose konfiskimet kthimin dhe aty ku sipas ketij ligji kthimi i prones eshte i pamundur kompensimin e saj. Cdo subjekt i shpronesuar ka te drejte te kerkoje ne perputhje me kete ligj te drejten e pronesise ne rast se i eshte hequr sipas akteve ligjore nenligjore vendimeve penale te gjykatave ose te marre me cdo menyre tjeter te padrejte nga shteti nga data 29.11.1944 si dhe kthimin ose kompensimin e prones - thote ligji.

Pas shkrirjes se Agjencive Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te pronave tani te gjitha ankesat drejtohen ndaj AKKP-se qendrore dhe padite depozitohen ne gjykaten e Tiranes. Keto procese duhet te zhvilloheshin ne Gjykaten Administrative krijimi i se ciles nuk eshte miratuar ende ne kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›