Sllovenia ndihme per permbytjet ne Shkoder
Mbeshtetja e vendeve te huaja ne keto dite te emergjences civile ne Shqiperi eshte pershendetur dje nga Presidenti Bamir Topi. Kreu i shtetit takoi dje Kryeministrin e Sllovenise Barou Pahor duke i thene atij se ne cmojme pa mase ndihmesen dhe mbeshtetjen e te gjitha vendeve dhe shteteve mike ne keto dite te emergjences civile. Topi beri nje panorame te shkurter te zhvillimeve me pozitive ne Shqiperi ne kuader te aspiratave te shtetit dhe popullit shqiptar per integrimin ne Bashkimin Europian. Ai vleresoi perkrahjen e vazhdueshme te Sllovenise dhene vendit tone ne rrugetimin e vet integrues vecanerisht ndihmesen institucionale lidhur me liberalizimin e regjimit te vizave per qytetaret shqiptare. Kryeministri slloven Borut Pahor i shprehu Presidentit Bamir Topi mbeshtetjen e vendit te tij Shqiperine dhe qytetaret e saj qe po perballen me situaten tejet te veshtire te krijuar ne veriperendim nga permbytjet duke ofruar ndihme financiare dhe teknike.