PS dergon autokolonen me ndihma dhe kerkon pergjegjesit
Partia Socialiste perfshihet ne zinxhirin e ndihmave per zonat e permbytjeve ne Veri te Shqiperi. Kreu i saj Edi Rama ka deklaruar dje angazhimin socialist ne kete drejtim i cili dje eshte materializuar me disa mallra te nevojshem ne kete situate emergjente. 26 mije litra uje i pijshem 1200 litra vaj 2000 kg oriz 2000 kg makarona si dhe 200 jorgane jane disa prej mallrave te mbledhura me nismen e PS-se per tu derguar ne zonat e permbytjes. Sipas kryetarit te Partise Socialiste dergesa e fundit e ndihmave per ne Shkoder ben pjese ne kuadrin e dergesave te tjera qe kane nisur prej ditesh nga ana e Partise Socialiste e cila gjendet e angazhuar ne terren per te ndihmuar njerezit ne fatkeqesi. Me kete rast Edi Rama ka folur per solidaritet por edhe per nxjerrje pergjegjesish te cilat sipas tij duhen pare ne funksion te shmangies se ngjarjeve te kesaj natyre. Duhen rialokuar te gjitha fondet e investimeve te reja ne infrastrukture ne drejtim te frontit te luftes kunder permbytjeve dhe kenetezimit te Shqiperise. Kjo do te thote po ashtu te ndryshosh te gjithe procesin dhe proceduren e administrimit te liqeneve te kaskadave te hidrocentraleve ku nje politike teresisht e papergjegjshme sjell mbushjen e tyre me uje jashte cdo norme dhe jashte cdo kriteri te arsyeshem tha ai.