Agjencia iraniane FARS publikon një intervistë të trilluar me Morsin

Artikulli i diskutueshëm, në të cilin Morsi citohet gjithashtu të ketë thënë se dëshiron të rishikojë traktatin e paqes mes Egjiptit dhe Izraelit, u mor shpejt nga mediat e mëdha si Reuters, Christian Science Monitor, dhe e përditshmja izraelite Haaretz.
Fars, megjithatë, nuk iu gëzua kësaj shije gjatë.
Vërtetësia e intervistës u vu në pikëpyetje nga mediat e ndryshme përfshirë BBC-në në arabisht dhe Al-Arabiyan, të cilat cituan një zëdhënës të Morsit të ketë mohuar se presidenti i zgjedhur kishte folur për agjencinë Fars.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Egjiptit MENA, raportoi se intervista ishte e rreme.
Por ndoshta më e rëndësishmja, agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA ka qenë gjithashtu e shpejtë për të hedhur dyshime mbi intervistën.
Incidenti jep shembullin më të fundit se si në betejën e vazhdueshme për pushtet në Iran, agjencia IRNA, e cila është pro-presidentit Mahmud Ahmadinejad, iu vu përballë agjencisë Fars, e cila thuhet se është e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit(IRGC).