Obama mirëpriti vendimin e Gjykatës për imigracionin

Gjykata hodhi poshtë tri dispozita të rëndësishme të ligjit, i cili u miratua në Arizona në vitin 2010, si pjesë e masave të ndërmarra për të frenuar imigracionin e paligjshëm në vend.
Sipas ligjit cilësohej si krim aplikimi për punë nga imigrantët që nuk kanë leje pune; ligji parashikonte kapjen e emigrantëve pa dokumente regjistrimi dhe i jepte autoritet policisë të arrestonte emigrantët që ata besonin se duheshin deportuar. Të tri këto dispozita u rrëzuan nga Gjykata e Lartë.
Por gjykata më e lartë e Shteteve te Bashkuara la në fuqi njërin nga nenet më të debatueshëm të ligjit, i cili thotë se policët e Arizonës, kur kanë “dyshime të arsyeshme”, mund të kontrollojnë statusin e imigrantit të personave që ata ndalojnë për arsye të tjera.
Në një deklaratë me shkrim, presidenti Obama shprehu shqetësimin e tij për atë që e cilësoi si “ndikimi praktik” i kësaj dispozite.